Aktivitetet



E mërkurë, 25 nëntor 2009

MBLEDHJA E TRIDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për çështje ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në  mbledhjen e tij të tridhjetë, të mbajtur më 23 nëntor 2009, si trup amë i interesuar shqyrtoi Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010.

Arsyetim për Propozimit dha përfaqësuesi i propozuesit, zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi. Ai theksoi se edhe përkundër pasojave të krizës globale ekonomike, analizat komparative tregojnë se Republika e Maqedonisë e përballoi relativish mirë krizën për dallim nga shtetet tjera në rajon edhe në vitin 2010 rimëkëmbja ekonomike e ekonomisë maqedonase pritet të vazhdojë.

Për vitin e ardhshëm u imponua nevoja e krijimit të politikës fiskale e cila në mënyrë konsistente do të sigurojë mbajtjen e stabiliteti makro-ekonomik, kontrollin e konsumit fiskal në pajtim me të ardhurat dhe mbajtjen e kursit fiks të qëndrueshëm të denarit. Politika fiskale për vitin 2010 do të realizohet në kuadër të të ardhurave të planifikuara e cila do të dedikohet për financimin e të dalave të planifikuara.

Zëvendësministri i Financave theksoi se rekomandimet për rimëkëmbjen e ekonomisë maqedonase japin bazë për planifikimin e zhvillimit të matur të të ardhurave të përgjithshme për rreth 3.5% në raport me vitin 2009.

Në debatin në Komision morën pjesë kryetari Lubisav Ivanov Xingo, anëtarët e Komisionit - Risto Penov dhe Marjanço Nikollov, si dhe këshilltarja shtetërore e Minsirtrisë së Ekonomisë, znj. Katerina Kosteska.

Këshilltarja shtetërore e Ministrisë së ekonomisë theksoi se me Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 për Ministrinë e Ekonomisë janë paraparë gjithsej mjete në shumë prej 1.037 miliardë denarë, ku janë përfshirë rogat dhe kompensimet, mallrat dhe shërbimet, pagesat kamatore, subvencionet dhe transferimet, të dalat kapitale dhe pagesa  e kryegjësë.

Kryetari i Komisionit, Lubisav Ivanov Xingo theksoi se duke pasur parasysh se ekonomive botërore u bëhet recesion, disa muajt e fundit na tregojnë se ky recesion humb në intensitet prandaj edhe punët duhen të shihen me optimizëm më të madh. Ai theksoi se të gjitha problemet dalin nga ajo që duhet të rritet pjesa e të ardhurave në Buxhet, që do të rritej me aktivitet më të madh ekonomia në Republikën e Maqedonisë.

Anëtarët e Komisionit Ristro Penov dhe Marjanço Nikollov në diskutimin e tyre theksuan se nuk e përkrahin Propozim-buxhetin për vitin 2010. Sipas tyre, i njëjti është joreal, jozhvillimor, joekonomik dhe jotransprarent.

Pas mbarimit të debatit, Komisioni me shumicë votash konkludoi që Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 ta përcjellë në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe raportin  e mbledhjes t’ia dorëzojë Komisionit për financim dhe buxhet si trup punues amë.

Ndaj Propozim-buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, Komisioni për çështje ekonomike nuk parashtroi amendamente.


 

Click