Aktivitetet



E mërkurë, 29 korrik 2009

MBLEDHJA E TRIDHJETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHHET

Në Mbledhjen e tridhjetë, Komisioni për financim dhe buxhet, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë në Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim-Banka Botërore me hua për Projektin e transferimeve të kushtëzuara të parave, me procedurë të shkurtuar.

Arsyetim hyrës për ligjin e parashtruar dhe z. Nedim Ramizi, zëvendës-ministër i Financave. Ai theksoi se në pajtim me Strategjinë katërvjeçare të Bankës Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim-Banka Botërore për partneritet me Republikën e Maqedonisë për periudhën 2007-2010 propozohet ligji për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua në shumë prej 19,3 milionë euro që të mundësohet realizimi i Projektit për transferime të kushtëzuar të parave. Qëllimi themelor i këtij Projekti  është që të zvogëlohet varfëria e grupeve delikate nëpërmjet kushtëzimit të kompensimeve ekzistuese të parave me sjellje të përcaktuar, siç është ndjekja e shkollimit të mesëm.

Kushtet nën të cilët do të jepet huaja janë afati i pagimit 25 vjet me grejs-periudhë prej 7 vjetësh dhe LIBOR-shkallë të kamatës me interval variabil, si dhe kushte të njëjta të pagesës të cilët do të paguhen dy herë në vit, duke filluar nga 15 shtatori 2016, përfundimisht me 15 mars 2035. Huaja do të paguhet në mënyrë semestrale, çdo 15 mars dhe 15 shtator në vit.

Në debat morën pjesë deputetët Jovan Manasievski, Marjanço Nikollov, Vlladanka Aviroviq, Borisllav Stojmenov dhe Mile Andonov.

Në debat u parashtruan më tepër pyetje që kanë të bëjnë me kushtet nën të cilat do të shfrytëzohet huaja, efektet e pritura reale të këtij projekti, me ç’rast zëvendës-ministri dha sqarime plotësuese.

Komisioni me shumicë votash përfundoi që Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t’i propozojë që ta miratojë Propozim-ligjin për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua në Bankën Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim-Banka Botërore me hua për Projektin e transferimeve të kushtëzuara të parave, me procedurë të shkurtuar.

Click