Aktivitetet



E martë, 24 nëntor 2009

MBLEDHJA E TRIDHJETË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për punë dhe politikë sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tridhjetë, të mbajtur më 23 nëntor 2009, si trup i interesuar punues shqyrtoi Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, z. Spiro Ristovski theksoi se me këtë buxhet janë përfshirë të gjithë shfrytëzuesit e transfereve sociale dhe janë të ndara të gjitha mjetet e nevojshme për implementimin e ligjeve nga fusha e punës dhe politikës sociale, si dhe mjete për programet kryesore të Ministrisë, siç janë zhvillimi i institucioneve për mbrojtjen e fëmijëve dhe pajisa e qendrave për mbrojtje sociale. Gjithashtu, janë paraparë mjete për avancimin e sistemit të mbrojtjes sociale me të gjitha nevojat e harduerëve dhe softuerëve të nevojshme, si dhe realizimin e projektit për mbrojtje nga varfëria energjetike.

Me këtë buxhet, përfundimish edhe në Republikën e Maqedonisë barazohen kategoritë invalidë lufte dhe civilë, prandaj është edhe zmadhimi i dukshëm i këtij programi nga buxheti, ndërsa njëkohësisht vazhdohet edhe me politikën për zhvillim demografik dhe dekadën e romëve.

U theksua se të gjitha zvogëlimet e mjeteve janë për harxhimet joproduktive, siç janë udhëtimet, reprezentacionet dhe celularët, ndërsa në fushën e funksioneve themelore nuk ka shkurtime.

U hap debat për nevojën serioze për riekipimin e qendrave ndërkomunale për punë sociale që seriozisht të zgjidhen problemet në terren dhe u theksua angazhimi për sigurimin e mjeteve plotësuese, nëse kjo është e nevojshme për realizimin e kësaj nisme.

Gjithashtu, u theksua stabiliteti i sistemit pensionit dhe rregullshmëria e pagimit të pensioneve, si dhe përmirësimi i pagesave të kontributeve, me çka garantohet edhe vazhdimësi e këtij trendi të qëndrueshëm.

Në fund, zëvendësministri potencoi se do të vazhdojë financimi i zhvillimit të qendrave për mbrojtje sociale dhe i projektit për foshnjore rurale.

Click