Aktivitetet



E premte, 28 dhjetor 2009

MBLEDHJA E TRIDHJETEDYTË E KOMISIONI PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për çështje ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e tridhjetedytë të mbajtur më 25 dhjetor 2009, si trup pune amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për përkrahjen e sipërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë, në procedurë të shkurtuar.

Propozim-ligjin e arsyetoi zëvendësministri i Ekonomisë, dr. Metodija Haxhi-Vaskov. Ai në fjalën e tij theksoi se bëhet fjalë për ndryshimin e një neni nga ligji, në të cilin rregullohet mënyra me të cilën Agjencia për përkrahjen e sipërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë i fiton mjetet për punën e saj.

Në vend të transferimit nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë, në Propozim-ligj propozohet që i njëjti të shkojë direkt nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. Me hedhjen e mjeteve nga Buxheti do të ketë pasqyrë dhe shikim më të mirë të përgjithshëm në mënyrën dhe në aktivitetet e ndryshme për të cilat shfrytëzohen këto mjete të cilat i janë bartur Agjencisë për përkrahjen e sipërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë.

Sipas tij, qëllimi kryesor i këtij ndryshimi të nenit është që të përmirësohet qasja e aktiviteteve konkrete të cilat agjencia i ndërmerr. Me miratimin e këtij ligji, zëvendësministri i Ekonomisë theksoi se i njëjti do të kontribuojë për forcimin e dukshëm të Agjencisë për përkrahjen e sipërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë.

Komisioni për çështje ekonomike, në bazë të debatit, njëzëri konstatoi se Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për përkrahjen e sipërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë duhet të përcillet në procedurë të mëtejshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

 

 

Click