Aktivitetet



E martë, 6 tetor 2009

MBLEDHJA E TRIDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet në mbledhjen e tridhjetegjashtë, të mbajtur më 5 tetor 2009, si trup punues amë i shqyrtoi këto pika të rendit të ditës:

  •  Propozim-ligjin për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë në Bankën për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës sipas marrëveshjes kornizë për hua për financim të pjesshëm të Projektit për strehimin e grupeve të cenueshme sociale (leximi i dytë);
  • Propozim-ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë nga Banka Kreditore për Zhvillim-KFB sipas marrëveshjes për hua për projektin “Ujitjen e luginës jugore të lumit Vardar-faza II’’ (leximi i dytë);
  •  Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (leximi i dytë);
  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për qarkullim pagesor (leximi i dytë);
  •  Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore (leximi i dytë);
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë (leximi i dytë);

- Lidhur me Propozim-ligjin për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë në Bankën për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës sipas marrëveshjes kornizë për hua për financim të pjesshëm të Projektit për strehimin e grupeve të cenueshme sociale (leximi i dytë), deri në afatin përcaktuar në pajtim me Rregulloren nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.

Komisioni me pesë vota “pro’’ dhe dy “të përmbajtur’’ konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar.

- Mbi Propozim-ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë nga Banka Kreditore për Zhvillim-KFB sipas marrëveshjes për hua për projektin “Ujitjen e luginës jugore të lumit Vardar-faza II’’ (leximi i dytë), kryetari i Komisionit konstatoi se deri në afatin e përcaktuar në pajtim me Rregulloren nuk janë parashtruar amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Komisioni me pesë vota “pro’’, një “kundër’’ dhe një “i përmbajtur’’ konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar për huamarrje të Republikës së Maqedonisë nga Banka Kreditore për Zhvillim-KFB sipas marrëveshjes për hua për projektin “Ujitjen e luginës jugore të lumit Vardar-faza II’’.

Komisioni për Financim dhe Buxhet  i shqyrtoi, ndërsa nuk e miratoi Amendamentin për shlyerjen e nenit 1, Amendamentin e nenit 2, Amendamentin e  nenit 2 në paragrafin e ri (3) dhe Amendamentin  e nenit 7 të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin  e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar të parashtruar nga grupi parlamentar i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë, ndërsa nuk e shqyrtoi amendamentin për shlyerjen e nenit 5, meqë përfaqësuesi i propozuesit atë e ka tërhequr gjatë debatit.

 Komisioni me shtatë vota “pro’’ dhe dy “të përmbajtur’’ konkludoi se sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për qarkullimin pagesor (leximi i dytë) nuk u parashtruan amendamente, prandaj Komisioni me tetë vota “pro’’ dhe një “kundër’’ konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar për qarkullimin pagesor.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore (leximi i dytë), kryetari i Komisionit konstatoi se deri në afatin e përcaktuar në pajtim me Rregulloren nuk janë parashtruar amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Komisioni me gjashtë vota “pro” dhe tre “të përmbajtur’’ konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore.

- Komisioni e shqyrtoi dhe amendamentin e nenit 2  paragrafi (1), alineja 1, Amendamentin e nenit 5  për ndryshimin  e  nenit të ri 20-zh dhe Amendamentin e nenit  6 të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin  e pagesave me para në dorë.

Komisioni me gjashtë vota “pro” dhe tre “të përmbajtur’’ konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë.

Click