Aktivitetet



E hënë, 14 dhjetor 2009

MBLEDHJA E TRIDHJETEKATËR E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në mbledhjen e mbajtur më 11 dhjetor 2009, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie obligative (leximi i parë).

Nevojën e miratimit të ligjit e arsyetoi përfaqësuesi i Qeverisë, ministri i Drejtësisë z. Mihajlo Manevski. Ai theksoi se qëllimi për të cilin propozohet miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për marrëdhënie obligative është në rend të parë ripërpunimi i zgjidhjeve që kanë të bëjnë me institutet ndëshkimore dhe kamatës kontraktuese.

Anëtarja i Komisionit, znj. Roza Topuzova Karevska, theksoi se deputetët e PLD do ta përkrahin miratimin e ligjit. Deputetja theksoi vlefshmërinë e mbajtjes së debatit mbikëqyrës e cila do të japë fotografi konkrete të zbatimit praktik të këtij ligji, përkatësisht rezultatet të cilat i njëjti i ka arritur.

Anëtari i Komisionit, z. Vasko Shutarov, theksoi se zbatimi i këtij ligji në reformën e së drejtës së obligacionit vihet vijë e selektimit. Në politikën ndëshkimore amatore dhe kontraktuese vendoset një instrument i ri, ndërsa ajo është shkalla kamatore evropiane. Shkallën evropiane kamatore do ta përcaktojnë Bankën Qendrore Evropiane, ndërsa të gjitha borxhet dhe kërkesat të cilat janë shprehura në valutë të huaj do të llogariten në bazë të shkallës kamatore. Kërkesat e vendit dhe borxhet do të llogariten në bazë të shkallës kamatore referente të përcaktuar nga Banka Popullore. 

Në bazë të debatit, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, njëzëri konstatoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie obligative është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë. 
 
 

Click