Aktivitetet



E hënë, 24 gusht 2009

MBLEDHJA E TRIDHJETENJË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 19 gusht 2009 e mbajti mbledhjen e tridhjetenjë. Komisioni e shqyrtoi Propozim-llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2008. Arsyetimin hyrës e paraqiti zëvendës-ministri i financave z. Nedim Ramizi, i cili theksoi se llogaria përfundimtare përpilohet në pajtim me Ligjin për buxhetet dhe i dërgohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për miratim, së bashku me llogarinë përfundimtare të buxheteve të vetadministrimit lokal, raportin e revizorit të autorizuar shtetëror për revizionin e kryer në buxhetin themelor dhe komentet e Ministrisë së Financave. Z. Ramizi theksoi se ekonomia e Maqedonisë realizoi rezultate ekonomike të konsiderueshme edhe përkundër ngadalësimit të aktivitetit global ekonomik. Në vitin 2008 është realizuar zhvillim në lartësi prej 5% të BPV, që është zhvillim më i lartë pas pavarësimit të Republikës së Maqedonisë. 

Nuk duhen të anashkalohen edhe subvencionet në bujqësi, të cilat deri tani janë siguruar në shumë më të madhe.

Komisioni me shtatë vota ‘’për’’ dhe tre ‘’kundër’’, konkludoi t’i propozojë Kuvendit të Republikës që ta shqyrtojë dhe ta miratojë Llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, për vitin 2008.

Në mbledhjen e njëjtë, në mes tjerash, u shqyrtua edhe Propozim-ligji për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua në Bankën Kreditore për rindërtim-KFV sipas Marrëveshjes për hua ndaj projektit ‘’Ujësjellësi dhe kanalizimi i komunave faza I’’ (leximi i parë).

Në arsyetimin e tij, zëvendës-ministri i financave theksoi se Projekti ‘’Ujësjellësi dhe kanalizimi i komunave faza I’’, do të realizohet në kuadër të bashkëpunimit bilateral financiar me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë dhe i njëjti ka për qëllim sigurimin e furnizimit të përhershëm me ujë për pije të popullatës, në komunat e zgjedhura me shpenzime të pranueshme sociale.

Ky Projekt parasheh që shfrytëzues të fundit të jenë komunat, përkatësisht ndërmarrjet publike komunale të cilat do të tregojnë punë solide financiare dhe do t’i plotësojnë paraprakisht kriteret e njohura për rritjen e efikasitetit ekonomik në punë.

Me këtë Propozim-ligj propozohet që Republika e Maqedonisë të ngarkohet në Bankën Kreditore për rindërtim-KFV nga Republika Federale e Gjermanisë, me hua në shumë prej 8.635.000 euro. Afati i pagesës së huas është 30 vite, duke  përfshirë grejs periudhën prej 10 vitesh, me shkallë fikse të kamatës prej 2%.

Komisioni me pesë vota ‘’për’’ dhe dy ‘’të përmbajtur’’, konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mundet të jepet në lexim të mëtejmë.

Komisioni për financim e shqyrtoi edhe Propozim–ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë në Bankën Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, sipas marrëveshjes për kredi për Projektin për përparimin e aviacionit civil (leximi i parë).

Republika e Maqedonisë dhe BERZH më 30.06.2002, lidhën marrëveshje për kredi në shumë 11.200.000 euro. Ky projekt ka përfunduar me mjete të përgjithshme të tërhequra në shumë prej 10.600.000 euro.

Në ndërkohë është paraparë që Drejtoria për aviacionin civil, të transformohet në dy entitete: Agjencia për aviacion civil dhe SH.A.  me një aksionar, shtetin -dhënës i shërbimeve të navigacionit ajror. Transformimi i Drejtorisë për aviacionin civil dhe lundrimin ajror, është detyrim që rrjedh nga Ligji për aviacion. Për atë qëllim, neni 5 i Ligjit për detyrim parasheh se subjektet trashëguese të Drejtorisë për lundrim civil dhe ajror, do të vazhdojnë që ta paguajnë kredinë nga të ardhurat e veta, në afate dhe kushte të përcaktuara me Marrëveshjen për kredi.

Qëllimi i këtij propozimi është  rregullimi preciz, kush do të vazhdojë ta bëjë pagesën detyrimeve, në pajtim me Marrëveshjen për kredi ndaj BERZH-it. Në mënyrë  plotësuese, meqenëse ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për detyrim, parashohin pagesën e huas ta bëjë SH.A. me një aksionar, shteti-dhënës i shërbimeve të navigacionit ajror, nga të ardhurat e veta dhe të tjera, nevojiten dispozita të cilat parashohin se në cilën mënyrë do të rregullohet raporti i Republikës së Maqedonisë dhe SH.A. me një aksionar, shtetit-dhënës i shërbimeve të navigacioni ajror, që nuk do të jetë shfrytëzues buxhetor.

Komisioni konstatoi se ka nevojë për miratimin e ligjit të propozuar.  Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj, është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

Në mbledhje u shqyrtua edhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me kredi në BERZH, sipas Marrëveshjes për Projektin Programi Aksional për përparimin e komunave dhe mjedisit jetësor në Kumanovë, Veles, Shtip, Strumicë, Ohër/Strugë (leximi i parë). 

Republika e Maqedonisë dhe BERZH-i lidhën marrëveshje për kredi në shumë prej 20.800.000 euro,  më 22.09.2009. Projekti kishte për qëllim që ta zgjidhë edhe trajtimin e ujërave të zeza, dhe ta zvogëlojë ndotjen e ambientit jetësor në gjashtë komuna. Shfrytëzuesit e fundit të kredisë janë ndërmarrjet publike për furnizimin me ujë në komunat si vijojnë: NP Ujësjellësi-Kumanovë, NKP Derven-Veles, NP Isar-Shtip, NPVK Komunalec-Strumicë dhe NPN Proakva-Ohër/Strugë. Në pajtim me nenin 5 nga Ligji ekzistues, kredinë nga BERZH-i duhet ta paguajnë ndërmarrjet publike të shënuara nga të hyrat që i realizojnë. Për këtë qëllim Ministria e Financave, lidhi (nën) marrëveshje të projekteve për hua me ndërmarrjet dhe komunat projektuese.

Komisioni me pesë vota “për” dhe tre të “përmbajtur”, konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me kredi te BERZH-i, sipas Marrëveshjes për Projektin Programi aksional për përparimin e komunave dhe ambientit jetësor në Kumanovë, Veles, Shtip, Strumicë, Ohër/Strugë, është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Në këtë seancë u shqyrtua edhe Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (leximi i parë).

Z. Ramizi theksoi se ndryshimet e propozuara ligjore, janë me qëllim për përmirësimin e pozitës së buqëve, zmadhimin e hyrjeve të tyre, përmirësimin e stabilitetit social të tyre, që në masë të caktuar do të kontribuojë dhe për zvogëlimin deficitit tregtar dhe do t’i përmirësojë pozitat konkurruese të prodhuesve tanë në tregjet ndërkombëtare.

Vendosja e kësaj mase pritet të kontribuojë edhe në zvogëlimin e problemeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e mjeteve monetare te ndërmarrjet e ekonomisë ujore, duke marrë parasysh nivelin e pakënaqshëm të arkëtimit nga ana e këtyre ndërvarjeve, me çka do të kontribuohet për përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare te këtyre ndërmarrjeve.

Dispozita e Ligjit me të cilën është përcaktuar se ndaj qarkullimit dhe importit të ujit për pije nga sistemet publike të furnizimit dhe kullimin e ujërave të zeza urbane, zbatohet shkalla e privilegjuar tatimore prej 5%, do të plotësohet me dispozitë me të cilën do të përcaktohet se kjo shkallë e privilegjuar do të zbatohet edhe ndaj qarkullimit dhe importit të ujit për ujitjen e tokave bujqësore.

Komisioni njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Click