Aktivitetet



E hënë, 14 dhjetor 2009

MBLEDHJA E TRIDHJETENJËTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për çështje ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e tridhjetenjëtë, të mbajtur më 10 dhjetor 2009, si trup punues amë i shqyrtoi: Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndët e para minerale (lexim i parë), Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit të shkallës së caktuar të kompensimit nga të ardhurat e përgjithshme të shoqatave të cilat kryejnë veprime energjetike për financimin e punës së Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, në tekst të korrigjuar.

Arsyetimin për  Propozim-ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lëndë të para minerale dha përfaqësuesi i propozuesit, zëvendësministri i Ekonomisë, dr. Metodij Haxhi-Vaskov, i cili theksoi se qëllimi i ndryshimit të Propozim-ligjit është riprecizimi i dispozitave dhe përmasimi i tekstit të të njëjtit.

U bënë vërejtje për gjashtë faktorë kyç:

  1. Në këtë Propozim-ligj jepet mundësia për ndarjen e koncesioneve për hulumtime gjeologjike të detajuara të lëndëve të para minerale. Ekziston pëlqim i dhënë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, e me të hapet mundësia për shfrytëzimin e lëndëve të para energjetike;
  2. Me këtë ligj ofrohet mundësia për zgjerimin e fushës së eksploatimit të lëndëve të para minerale edhe atë 1/3 në pjesën e të gjitha lëndëve të para minerale, përveç ujërave dhe maksimum 2/3 nga fusha ekzistuese për lëndë të para minerale eksploatimi i të cilave kryhet në nëntokë.
  3. Kryhet roli i zmadhuar të cilin e kanë komunat, konkretisht ndryshimi në mënyrën e ndarjes së kompensimeve të koncesioneve. Me këtë Propozim-ligj ofrohet ndryshimi i llojit të kompensimit të koncesioneve. Ndarja e deritanishme në raport 60% kundër 40% në favor të Buxhetit të shtetit propozohet të ndryshohet në drejtim që komunat të fitojnë 78% nga kompensimet e përgjithshme në bazë të koncesionit, ndërsa 22% nga shuma e përgjithshme e këtyre kompensimeve të shkojnë në Buxhet, me atë që nga ato 22%, 4% të kalojnë për rikultivimin e vendit në të cilin kryhet eksploatimi i lëndëve të para minerale.
  4. Roli i zmadhuar i NJVL në mënyrën e ndarjes së koncesioneve, domethënë se krahas të gjithë institucioneve përgjegjëse të cilat i japin mendimet nga kompetencat e veta për futjen e iniciativës së caktuar në programin për hulumtime gjeologjike të detajuara, tani ky proces plotësohet me mendimin nga NJVL në rajonin e së cilës parashtrohet ajo iniciativë.
  5. Pronari i tokës në të cilën është paraparë eksploatimi i lëndëve të para minerale të ketë të drejtë përparësie të shfrytëzimit të të njëjtave, por vetëm lëndët e para siç janë të llojit të rërës, zhavorr dhe glinës.
  6. Përmirësim i normativës ekzistuese në pjesën e rregullimit të statusit të banjave dhe të gjithë prodhuesve të paketimit të ujit të cilët një kohë të gjatë merren me eksploatimin e ujërave gjeotermale në banja etj. Kjo do të thotë dhënie e mundësisë që këto subjekte ekonomike të mund të fitojnë të drejtën e koncesionit për eksploatim të drejtë me të cilën të njëjtit do të jenë të obliguar të paguajnë kompensime në pajtim me normativën ekzistuese dhe listën e tarifës për lëndët e para minerale.

Kryetari i Komisionit, z. Lubisav Ivanov Xingo, theksoi se Ministria e Ekonomisë së bashku me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë me shumë kujdes duhet t'i shqyrtojë këto ndryshime dhe plotësime të cilat propozohen në këtë ligj dhe duhet të merren parasysh vërejtjet e bëra nga persona profesionalë nga sfera e lëndëve të para minerale, konkretisht nga Asociacioni i Maqedonisë për xehetari.

Pas mbarimit të debatit, Komisioni me shumicë votash përfundoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndët e para minerale është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Në lidhje me  Propozim-vendimin për dhënien e pajtimit të shkallës së përcaktuar të kompensimit nga të ardhurat e përgjithshme të shoqërive të cilat kryejnë veprimtari energjetike për financimin e punës së Komisionit  rregullator për energjetikë në Republikën e Maqedonisë për vitin 2010, arsyetim dha z. Dimitar Petrov, kryetar i Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë, i cili mori pjesë në veti të përfaqësuesit të propozuesit.

Ai theksoi se parashihen që kompensimi për financimin e punës së Komisionit rregullator për energjetikë për 2010 të jetë 0,045% nga të ardhurat e përgjithshme të kompanive energjetike të cilat merren me veprimtari energjetike.

Në bazë të debatit, Komisioni për çështje ekonomike me shumicë votash përfundoi  t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ta shqyrtojë dhe ta miratojë vendimin për dhënien e pajtimit të shkallës së caktuar të kompensimit nga të ardhurat e përgjithshme të shoqërive të cilat kryejnë veprimtari energjetike për financimin e punës së Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010, me tekst të korrigjuar.

Komisioni për çështje ekonomike në mbledhje e njëjtë shqyrtoi dhe miratoi Propozimin-planin financiar të Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë për 2010, me tekst të korrigjuar.

Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë, i cili dha arsyetim për këtë Propozim, vuri në dukje se në tekstin e korrigjuar të këtij plani janë futur vërejtje të përmbajtura në mendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Më shumicë votash Komisioni përfundoi që t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të miratojë këtë konkluzion:

  1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Planin financiar të Komisionit rregullator për energjetik për vitin 2010
  2. Ky konkluzion së bashku me raportin e Komisionit për çështje ekonomike t'i dorëzohet Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Click