Aktivitetet



E enjte, më 24 shtator 2009

MBLEDHJA E TRIDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet në mbledhjen e tridhjetetretë, të mbajtur më 15,16,17,18 dhe 22 shtator 2009, si trup punues amë e shqyrtoi Propozimin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin  2009.

Arsyetim hyrës mbi Rebalancin dha ministri i financave, mr. Zoran Stavrevksi, i cili theksoi se ekonomia e Maqedonisë në vitin 2009, si dhe ekonomit e tjera në botë, u përballua me krizën ekonomike, e cila la pasoja mbi zvogëlimin e kërkesës  së prodhimeve  nga firmat e Maqedonisë, ndërsa ajo u pasqyrua në prodhimtarin e tyre.

Në gjysmën e parë të vitit prodhimtaria industriale në Republikën e Maqedonisë realizoi shkallë negative të zhvillimit prej 13,3%. Për BPM-në ende nuk janë publikuar të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikës për tremujorin e dytë, ndërsa pritjet janë se ai do të jetë negativ. Me siguri këto realizime kanë ndikim mbi performancat e Buxhetit.

Në ekonomin botërore në muajin gusht  ka lëvizje të caktuara pozitive dhe pritet  që dalja nga recesioni e ekonomisë evropiane të jetë impuls pozitiv për dalje shkallë-shkallë nga recesioni i ekonomisë së Maqedonisë.

Në bazë të rezultateve të arritura  në shtatë muajt të parë të këtij viti, nga informacionet  e Entit Shtetëror të Statistikës, si dhe nga Eurostat për lëvizjen e ekonomive evropiane, Ministria e Financave  dhe Qeveria llogarisin se rritja ekonomike në 2009 duhet të rishqyrtohet sipas shkallës së projektuar  të rënies së BPM-së për tërë vitin prej 0,6%. Në tremujorin e fundit të vitit pritet shkallë pozitive e rritjes, e cila parashihet  të jetë mbi 1%-1,5% edhe kjo do të ndihmojë që në tërësi ulja të zbutet, përkatësisht pasojat nga kriza botërore të jenë më të ulëta  mbi ekonominë e Maqedonisë. Inflacioni parashihet të jetë në nivel të ulët afër 0%.

Ministri i financave theksoi se performancat e ekonomisë së Maqedonisë kanë qenë të ndihmuara me kondicionin e mirë në të cilën kompanitë maqedonase hyrën në këtë krizë. Njëkohësisht, me zvogëlimin e tatimeve në 10%, zvogëlimin e shkallëve  të kontributeve sociale nga fillimi i 2009 nga 32% në 28% dhe shkalla zero e shkallës së tatimit të fitimit nëse ajo riinvestohet, ndihmuan që të zvogëlohen shpenzimet e firmave maqedonase dhe ato në bazë të shpenzimeve më të ulëta të mund të mbijetojnë në këto kohë të vështira. Kuptohet se edhe masat e tjera antikrizë, të marra nga ana e Qeverisë në fund të vitit 2008 dhe fillim të viti 2009, ndihmuan që rënia e aktivitetit ekonomik të jetë më i vogël.

Si shkaqe themelore për Rebalancin, ministri i numëroi realizimet në sektorin real dhe nevojën që politika buxhetore dhe Buxhetit të përshtaten me gjendjen në ekonomin reale dhe përcaktimi i Qeverisë që të mos lejojë rritjen e deficitit buxhetor mbi nivelin e projektuar prej 2,8 % të BPM-së, meqenëse ky është niveli optimal i cili nuk do ta rrezikojë stabilitetin makroekonomik, para së gjithash stabilitetin e kursit të devizave, çmimet dhe bilancin e pagesës. Është me rëndësi në kohë krize politika fiskale ta gjejë balancën  e  duhur ndërmjet nevojës nga njëra anë të ndikoj pozitivisht mbi stabilitetin ekonomik, përmes mirëmbajtjes së nivelit të ulët të deficitit, ndërsa në anën tjetër ai nivel të mos jetë shumë i ulët, me qëllim që politika fiskale të mos shkaktojë thellim të mëtejshëm të recesionit.

Komisioni me 7 vota ''pro'' dhe 3 ''kundër'' në pajtim me nenin 180 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përmbylli se është e nevojshme Qeveria të përgatitë Propozim të Plotësuar për Ndryshimin dhe Plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009, i cili paraqet tekst të ri integral i cili do t'i fus amendamentet të cilat i ka pranuar përfaqësuesi i Qeverisë në mbledhjen e Komisionit.

Click