Aktivitetet



E hënë, 22 qershor 2009, Strasburg

MBLEDHJA VERORE E ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT EVROPIAN

Gjendja me të drejtat e njeriut në Evropë, me theks të veçantë në nevojën e çrrënjosjes së mosdënimit, është vetëm njëra nga temat të cilat do të gjenden në rendin e ditës së seancës verore të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian, e cila do të mbahet nga 22 deri më 26 qershor në Strasburg.

Në hapjen e seancës, Asambleja Parlamentare do ta miratojë rendin e ditës, në të cilin mes tjerash, gjendet edhe zgjedhja e sekretarit të ri të përgjithshëm të Këshillit Evropian.

Kryetari irlandez Meri Mekalis dhe kryeministri slloven Borut Pahor, do t’u drejtohen parlamentarëve.

Në seancë do të debatohet edhe për Bjellorusinë dhe Armeninë, për ndikimin e krizës financiare në institucionet ekonomike, për aktivitetet e Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim në vitin 2008 dhe disa tema të tjera.

Click