Aktivitetet



E mërkurë, 9 prill 2009

MBLEDHJE E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Në rendin e ditë të Komisionit për politikë të jashtme, mes tjerash u shqyrtuan Propozim-ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e turizmit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për larjen, zbulimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave nga vepra ndëshkuese dhe financimi i terrorizmit, për Ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e shkollës rajonale për administratë publike (RESPA) dhe për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për luftë kundër tregtisë me njerëz.

Ratifikimi i Marrëveshjes për themelimin e shkollës rajonale për administratë publike (RESPA) paraqet bashkëpunim në zhvillimin e reformave të administratës publike, si komponentë e domosdoshme për integrimin në BE.

Në bazë të Protokollit për bashkëpunim është formuar Komiteti  drejtues i RESPA, për selinë e të cilit u zgjodh Danillovgradi në Mal të ZI. Vlerësohet që funksionimi i Shkollës dhe realizimi i programit cilësor siguron trajnim në nivel të lartë për në numër të lartë të nëpunësve shtetërorë  nga Republika e Maqedonisë. Qëllimi i kësaj qendre është që ta ndihmojë përparimin e pavarur të administratës publike në rajon.

Në bazë të debatit, Komisioni vendosi unanimisht që ti propozojë Kuvendit ta shqyrtojë dhe miratojë këto Propozim-ligje. 

Click