Aktivitetet



E mërkurë, 08 korrik 2009

MË 2 TETOR REFERENDUM I DYTË PËR MARRËVESHJEN E LISBONËS NË IRLANDË

Referendumi i dytë në Irlandë për Marrëveshjen e Lisbonës do të mbahet më 2 tetor. Pas mospranimit të parë të Marrëveshjes vitin e kaluar, pritet Irlandezët këtë herë ta përkrahin të njëjtin, duke marrë parasysh që i morën garancitë e kërkuara nga Unioni Evropian.

Përsëri do t’i drejtohem popullit që të kërkoj miratimin e tij për ratifikimin e  Marrëveshjes në Irlandë. Referendumi është caktuar për 2 tetor, deklaroi kryeministri i Irlandës, z. Brajan Kouen.
 
Më 19 korrik të këtij viti, Unioni Evropian dhe Irlanda arritën të merren vesh për garancitë, në të cilën u bënë ndryshime në Marrëveshjen e Lisbonës, në pjesën ku  qytetarët e Irlandës i konsideruan si kontestuese dhe të rrezikshme ndaj interesave të tyre nacionale, si neutraliteti ushtarak, liria e ligjeve tatimore dhe ligjet rigoroze për abortin.

Që të hyjë në fuqi Marrëveshja e Lisbonës duhet të ratifikohet nga 27 vendet-anëtare të Unionit Evropian. Përveç Irlandës atë nuk e kanë bërë Gjermania, Çekia dhe Polonia.

Click