Aktivitetet



E hënë, 6 korrik 2009

MIKROFINANCIMI PËR TË PAPUNËSUARIT NË EVROPË

Bashkimi Evropian propozon mekanizëm për mikrofinancim me qëllim të nxitjes së të papunësuarve që të fillojnë biznes personal. Propozimi është precizuar në planin aksional për punë dhe me atë do t’u ndihmohet njerëzve të cilët e kanë humbur punën e tyre, që me kredi të vogla ta zhvillojnë biznesin e vet ose ta zgjerojnë biznesin ekzistues.

Kreditë do të jenë të orientuara për ndërmarrjet me më pak se 10 të punësuar, që përfshijnë më shumë se 90% nga të gjitha firmat në BE.

Ato do të kenë të drejtë kredie deri më 25.000 euro.

“Duam që t’u japim të papunësuarve  mundësi për fillim të ri nëpërmjet qasjes më të lehtë te kredia për krijimin ose zhvillimin e biznesit të ri. Gjithashtu duam t’u ndihmojmë  ndërmarrjeve të vogla  që të vazhdojnë të zhvillohen edhe përkundër krizës”, deklaroi komisari për punësim, z. Vlladimir Shpidlla.

Rreth 100 milionë euro nga mjetet e BE-së, do të ridedikohen për këtë qëllim. Buxheti fillestar do të mund të gjenerojë më shumë se 500 milionë euro, me ndihmën e institucioneve tjera financiare, si për shembull Banka investuese evropiane.

Të rinjtë të cilët duan të fillojnë biznes të vogël, do të mund të shfrytëzojnë ndihmë financiare, tutori dhe trajnim për përpilimin planeve të biznesit.

Nëse lejohet nga liderët dhe deputetët e BE-së, mikrofinancimi mund të bëhet i kapshëm edhe vitin e ardhshëm.

Click