Aktivitetet



E mërkurë, 2 shtator 2009, Bruksel

MINISTRAT E FINANCAVE TË UE-së NË DREKË PUNE JOFORMALE

Kryesia suedeze e Këshillit të Unionit Europian i ftoi Ministrat e Financave të UE-së në drekë pune joformale në Bruksel. Qëllimi i këtij takimi ishte që të përgatitin pozicionet e përbashkëta të UE-së para mbledhjes së G-20 me Ministrat e Financave dhe guvernatorin e Bankës Qendrore në Londër më 4 dhe 5 shtatorë.

Temat nga sfera e politikës në rendin e ditës të G-20, që do të duhej të shqyrtohen edhe në këtë drekë pune joformale janë:

  •  Situata e përgjithshme ekonomike, duke përfshirë edhe debatin për strategji, e cila do ta siguronte stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e financave publike;
  •  Shmangia e krizave financiare në të ardhmen. Kjo përfshin masa për forcimin e tregut financiar, rregullimin dhe mbikëqyrjen;
  •  Reformat në administrimin dhe përfaqësimin e MMF-së, të Bankës Botërore dhe bankave rajonale për zhvillim multilateral dhe forcim të resurseve të tyre;
  •  Çështja për reforma të kreditimit multilateral ndërkombëtar për ndihmë vendeve më të varfra për arritje të balancit dhe përkrahjen afatgjate;
  • Çështja për klimën, ku ministrat e financave të G-20 kanë rol në debatin për financim (tregti me emisione, financim publik të masave për klimën dhe administrim me financimet klimatike).


Click