Aktivitetet



E mërkurë 22 korrik 2009

MINISTRI PËR PUNË TË JASHTME I SUEDISË I KOMENTOI LIBERALIZIMIN E VIZAVE, ÇËSHTJEN E QIPROS, APLIKIMIN E ISLANDËS NË UE DHE GJENDJET NË HONDURAS DHE IRAN

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, ministri i punëve të jashtme i Suedisë, z. Karl Bilt, si përfaqësues i vendit i cili kryeson me Unionin Evropian, edhe një herë theksoi se qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi do të mund të udhëtojnë lirshëm në zonën e shengenit nga 1 janari 2010. Ai e komentoi vendimin që Bosnjë dhe Hercegovina të mos jetë pjesë e pakos për aderim në zonën e shengenit.

“Qytetarët e Bosnjës janë viktima të paaftësisë politike të liderëve të tyre, të cilët nuk i realizuan zgjidhjet e domosdoshme, veçanërisht pasaportat biometrike”, tha z. Bilt.

Për vendimin e porsamarrur për heqjen e Bosnjë dhe Hercegovinës  nga plani i liberalizimit të vizave, Komisioni Evropian u kritikua nga shumë anëtarë të Europarlamentit.

Z. Bilt përveç liberalizimit të vizave për vendet ballkanike, foli edhe për çështjen e Qipros, aplikimin e Islandës për anëtarësim në UE, krizën politike në Honduras dhe gjendjen në Iran.


Për çështjen e Qipros, z. Bilt tha: “UE nuk mund të luajë rol shumë të rëndësishëm në negociatat e tanishme” dhe potencoi se ajo është çështje për të dy liderët qipriotë, Mehmet Ali Talat dhe Demetris Kristofijas.

Ministri suedez, megjithatë, vërejti se UE duhet të bindet që Protokolli i Ankarasë, i cili kërkon që Turqia t’i hapë limanet dhe aeroportet  e veta për të gjitha vendet anëtare të UE-së, duke përfshirë edhe Qipron, është në proces të realizimit.

Me siguri nesër, Islanda duhet ta paraqesë aplikim e saj për anëtarësim në Unionin Evropian.

“Aplikimi i Islandës për anëtarësim në UE do të trajtohet si edhe për çdo vend tjetër, edhe pse zbatimi i së drejtës në këtë vend është shumë i përparuar. Bashkimi i Islandës do t’i sjellë UE-së kontakt të drejtpërdrejtë me rajonin e rëndësishëm ekologjik polar, me vijat e reja detare të saja”, tha z. Bilt.

Lidhje me krizën politike në Honduras, z. Bilt tha: “Politika jonë është që ta mbështesim ndërmjetësimin e filluar nga kryetari Arijas. Ne nuk u përcaktuam që t’i shkëpusim marrëdhëniet më këtë shtet, mirëpo nëse kjo paraqitet si e domosdoshme, atëherë këtë do ta bëjmë”.

Në temën për Iranin, z. Bilt pranoi se është vështirë që të përgjigjet në pyetjen e z. Ulrike Lunaçek nga Partia e të gjelbërve, i cili apelon se UE nuk duhet të jetë e përfaqësuar në emërimin e kryetarit Muhmud Ahmadinexhad ndërmjet 2 dhe 6 gushtit, por shtoi se edhe vetë ai nuk ndjehet larg nga qëndrimi i shprehur. Z. Bilt nuk e shprehu qëndrimin për kërkesën që të mbahet referendum për legjitimitetin e qeverisë së re, të propozuar nga kryetari i mëparshëm Mohamed Hatami.

Click