Aktivitetet



E mërkurë, 9 shtator 2009, Komisioni Europian

NDIHMË HUMANITARE PËR VENDET AFRIKANE TË GODITURA NGA NDRYSHIMET KLIMATIKE

Komisioni Evropian do të ndajë 53.475 milionë euro për ndihmë vendeve afrikane Somalisë, Etiopisë, Kenisë, Ugandës, Çadit, Burkina Faso, Nigerit, Malit dhe Mauritanisë, të cilat përballen me rreziqe ekstreme meteorologjike si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Pasojat humanitare nga ndryshimet klimatike ndihen shumë rëndë në shumë vende të Afrikës Jugore. Hapësirë e madhe ka qenë e përfshirë nga rreziqet ekstreme meteorologjike në muajt por edhe në vitet e fundit. Thatësira afatgjate dhe disa vërshime kanë pasur efekt katastrofal mbi të mbjellat dhe kafshët dhe e rritën cenueshmërinë e miliona njerëzitve. Në ato rajone, rreziqet klimatike në mënyrë plotësuese e përkeqësuan  situatën dramatike të shkaktuar nga konfliktet, menaxhimi i keq dhe varfëria gjerësisht e përhapur’’, deklaroi komisari evropian për zhvillim dhe ndihmë humanitare, z. Karel de Guht.

Ai theksoi se këto kriza humanitare që kërkojnë ndihmë emergjente, janë përkujtues i plotë për rëndësinë vendimtare të arritjes së marrëveshjes në Kopenhagë në luftën  kundër ndryshimeve klimatike.

Click