Aktivitetet



E enjte, 28 maj 2009

NË MBLEDHJEN E AP TË NATO-S DOMINOI TEMA PËR AFGANISTANIN

Delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mori pjesë në mbledhjen pranverore të AP të NATO-s, që u mbajt prej 22 deri më 26 maj 2009 në Oslo, Norvegji. Delegacioni përbëhej nga deputetët: Talat Xhaferi, shef i delegacionit, Xhemail Jashari dhe Pavle Trajanov, zëvendës-anëtarë të delegacionit.

Në mbledhjen në Oslo dominoi tema për Afganistanin, për çka edhe Xhon Taner, kryetari i AP të NATO-s, kërkoi nga deputetët që të ndihmojnë në ndërtimin e përkrahjes publike në vendet e tyre për misionin ISAF në Afganistan, pastaj që të veprojnë në mënyrë ekipore me obligime të ndara dhe t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre në përkrahje të këtij misioni. Ai porositi që vendet të cilat nuk mund t’i kryejnë detyrat ushtarake të përfshihen më shumë në rikonstruimin e vendit.

Deputetët bënë fjalë edhe për konceptin e ri strategjik të NATO-s, me çka dhanë përkrahje për zbatimin e tij, duke pasur parasysh që rrethimi strategjik dhe vetë NATO-ja kanë ndryshuar shumë prej kur është miratuar koncepti i tanishëm strategjik, i miratuar para 10 viteve.

U diskutua edhe për dhunën ndaj grave dhe vajzave gjatë kohës së luftës me theksin që kjo çështje nuk është vetëm gjinore, por para së gjithash edhe çështje e rëndësishme e sigurisë, e cila duhet të trajtohet si një urgjence e ngutshme, duke pasur parasysh çështjen e përhapjes së këtij fenomeni si një ndër krimet më brutale gjatë kohës së luftës. Deputetët u angazhuan që bashkësia ndërkombëtare t’i bashkojë forcat dhe të ndërmarrë aksion për të mbrojtur popullsinë civile.

Zgjerimi i NATO-s llogaritet si një nga aktivitetet më të suksesshme dhe ky proces do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në këtë drejtim u krijua edhe këshilli ndërparlamentar AP i NATO-s – Gjeorgji.

Asambleja parlamentare e NATO-s i dënoi provat nukleare të Koresë së Veriut dhe kërkoi që ajo t’i kthehet tavolinës së negociatave dhe të punohet për gjetjen e zgjidhjes, e cila do ta përmirësojë sigurinë në gadishullin Korean dhe më gjerë në rajon.

Në mbledhje morën pjesë rreth 300 deputetë nga vendet anëtare të NATO-s dhe nga vendet partnere të cilat diskutuan për shumë çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare.

Click