Aktivitetet



E martë, 23 qershor 2009

NË TEKNOLOGJINË IT KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË LIDER NË RAJON

Nënkryetari i Kuvendit, zoti Jani Makraduli, sot e pranoi zotin Kevin Isak, nënkryetar i kompanisë së njohur për sofverë “Simantek”. Në bisedime nënkryetari Jani Makraduli theksoi se në këtë përbërje parlamentare janë arritur rezultate të mëdha në instalimin e IT teknologjisë në Kuvend.

Jemi në përfundim me projektin e-parlament, i cili paraqet, nga njëra anë punë më të letë dhe më kualitative për të gjithë deputetët dhe e përmirëson punën e administratës së kuvendit, por në të njëjtën kohë sigurohet transparencë shumë më e madhe në punën tonë. Pikërisht ajo, është edhe një nga kushtet për Demokraci te vërtetë parlamentare. Krejt kjo, theksoi nënkryetari i Kuvendit, është rezultat i vullnetit të mirëkuptimit nga ana e kryetarit të Kuvendit, por edhe i të gjithë 120 deputetëve, sepse kur bëhet fjalë për IT, këtu gjithmonë kemi kosenzus.

Në të njëjtën kohë, në këtë mënyrë i inkurajojmë edhe institucionet tjera për implementim më të madh të IT në punë, me këtë ndikojmë edhe në prezencën dhe në shfrytëzimin e IT në përditshmëri. Nuk duhet të harrohet se  me këtë i përmbushim edhe ato kushte dhe rekomandime nga UE kur bëhet fjalë për  përdorimin e IT, por edhe rekomandime dhe konventave të cilat kanë të bëjnë edhe me sigurimin e të dhënave në komunikimin elektronik dhe të pronës intelektuale.

Nënkryetari i “Simantek”, Kevin Isak, në fillim theksoi se ai në të vërtetë është shumë i befasuar për të mirë nga ajo që ka parë. Besoni se kur bëhet fjalë për përdorimin e IT teknologjisë në parlamentin tuaj, ju, jo vetëm që jeni lider në rajon, por në disa punë jeni dhe më përpara se shumë vende anëtare të UE.”Simantek” si njëra nga ndërmarrjet më të mëdha botërore kur bëhet fjalë për sistemet mbrojtëse në IT teknologjinë, me të vërtetë shpreh mirënjohje të lartë, se si ju, si shtet i vogël atë e keni implementuar. Për atë ne jemi të përgatitur që rezultatet tuaja t’i shfaqim edhe më gjerë, sepse shumë shtete në rajon, por edhe në Evropë, duhet patjetër ta bëjë, sepse ato janë rekomandime dhe direktiva nga UE, e në të njëjtën kohë ta vazhdojmë edhe bashkëpunimin me ju dhe atë jo vetëm në planin komercial, por në të dy drejtimet, pikërisht ajo është  politika e shoqërisë tonë.

 


 

Click