Aktivitetet



E mërkurë, 21 tetor 2009, Gjenevë

NË UIP LIGJDHËNËSIT MIRATUAN PIKË URGJENTE ME TË CILËN MUNDËSOHET AKSION PARLAMENTAR PËR TË GARANTUAR SIGURI GLOBALE TË USHQIMIT

Gjatë diskutimeve treditëshe në kuadër të Kuvendit të 121-të UIP-së, që mbahet në Gjenevë, deputetët e 128 parlamenteve nacionale kanë mundësi që të debatojnë mbi çështje të rëndësishme të agjendës ndërkombëtare, siç është bashkëpunimi dhe ndarja e përgjegjësisë në luftën globale kundër krimit të organizuar, rolit të parlamenteve në arritjen e qëllimeve zhvillimore të mijëvjeçarit dhe pjesëmarrja e të rinjve në proceset demokratike.

Në Kuvendin e 121-të UIP-së, ligjvënësit e miratuan një pikë urgjente me propozimin e delegacioneve të Australisë dhe Ugandës, më të cilën mundësohet veprim parlamentar për të garantuar siguri globale të ushqimit.

Unioni Interparlamentar i themeluar më 1889, është organizata më  e vjetër shumëpalëshe politike në të cilën bëjnë pjesë 153  parlamente nacionale dhe 8 organizata ndërkombëtare. Organizata botërore e parlamenteve me seli në Gjenevë, e ka statusin e mbikëqyrësit  të përhershëm në kuadër të OKB-së.

 

Click