Aktivitetet



E martë, 15 shtator 2009, Strazburg

NUK KA PRONLONGIM TË VOTIMIT PËR BAROSO

Parlamenti evropian në fillimin e sesionit plenar në Strasburg, e miratoi rendin e ditës pa ndryshime,  pasi që propozimi i të Gjelbërve dhe grupeve tjera për prolongimin e votimit për z. Zhoze Manuel Baroso për kryetarë të Komisionit Evropian, u hodh poshtë me 248 vota “kundër” 135 “për” dhe 14 “të përmbajtur”.

Eurodeputetët e miratuan emërimin e tre kandidatëve për komisarë, në periudhën e mbetur nga mandati i Komisionit. Z. Algirdas Shemeta nga Lituania, do të jetë përgjegjës për planifikimin financiar të buxhetit, z. Pavel Shamenski nga Polonia, për politikë rajonale dhe z. Karel de Gusht nga Belgjika, për zhvillim dhe ndimë humanitare.

Të tre kandidatët që nga java e parë e shtatorit, i informuan komisionet parlamentare për qëllimet dhe planet e tyre.

Sot, në ditën e dytë të sesionit plenar, kryetari i Parlamentit, z. Jerzhi Buzek, do të mbajë fjalim në të cilin do t’i tregojë prioritetet e mandatit të tij, i cili filloi në korrik. Pastaj z. Zhoze Manuel Baroso do t’u drejtohet eurodeputetëve në vigjilie të votimit të nesërm për mandatin e tij te dytë, si kryetar i Komisionit Evropian.

Click