Aktivitetet



E martë, 16 qershor 2009

TAKIMI I Z. OLIVER SHAMBEVSKIT ME Z. LUIS MARIA DE PUÇ

Shefi i delegacionit i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Oliver Shambevski dhe anëtarët janë takuar sot me Kryetarin e Asamblesë Parlamentar të Këshillit të Evropës, z, Luis Maria de Puç.

Në takim u bisedua për zgjedhjen e Sekretarit të ri Gjeneral të Këshillit të Evropës dhe për rëndësinë e kryesimit të Republikës së Maqedonisë  me Këshillin e Evropës nga maji i vitit 2010.

Gjithashtu, mysafiri u informua për gjendjen aktuale në Republikën e Maqedonisë dhe avancimin sa i përket  plotësimit të detyrimeve dhe synimeve të ndërmarra nga Republika e Maqedonisë gjatë pranimit në Këshillin e Evropës.

Click