Aktivitetet



E hënë, 26 tetor 2009, Stamboll

PARLAMENTARËT E NËNSHKRUAN DEKLARATËN PËR DIALOG NDËRMJET KULTUARAVE DHE RELIGJIONEVE NË REGJIONIN E MESDHEUT

Me organizimin e përbashkët të Kuvendit Parlamentar të Mesdheut dhe Parlamentit të Republikës së Turqisë, më 23 dhe 24 tetor 2009 në Stamboll, Republika e Turqisë, u mbajt Sesioni i katërt i rregullt vjetor i Kuvendit Parlamentar të Mesdheut.

Në këtë sesion nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë morën pjesë deputetët z. Safet Neziri, anëtar i Delegacionit të Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në Kuvendin Parlamentar të Mesdheut dhe z. Vanço Kocev, zëvendësanëtar i delegacionit.

Në mbledhje u debatua në lidhje me propozim-rezolutat e përgatitura sipas raporteve të dorëzuara nga tre komitetet e përhershme të Kuvendit Parlamentar të Mesdheut, të cilat kanë të bëjnë me: situatën e Lindjes së Afërt, krimin e organizuar, luftën kundër terrorizmit, dialogun e kulturave dhe religjioneve të regjionit të Mesdheut, çështjet energjetike në regjionin e Mesdheut, ekonominë dhe ndryshimet klimatike, drejtimin me ujërat, menaxhimin me katastrofat natyrore, ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha dhe për çështjet e barabarësisë së gjinive. Këto raporte u shqyrtuan në mbledhjen e përbashkët paraprake në tre komitetet e përhershme të Kuvendit Parlamentar të Mesdheut, që u mbajt nga fundi i qershorit të këtij viti në Lisbonë, Republika e Portugalisë.

Në rrjedhën e sesionit parlamentarëve iu drejtuan personalitete politike eminente: z. Rexhep Taip Erdogan, kryeministër i Republikës së Turqisë, z. Mehmet Ali Sahin, spiker i Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, z. Robert Valter, kryetar i Kuvendit të BUE, Sima Bahus, zëvendës-sekretar i përgjithshëm i Ligës së shteteve arabe, znj. Karen Abu Zaid, komisare e përgjithshme e agjencisë së KB për ndihmë refugjatëve, z. Mehmet Çiçek, nënkryetar i SP të Asociacionit ekonomik të Detit të Zi, si dhe personalitete të tjera.

Në rrjedhën e sesionit, parlamentarët e nënshkruan Deklaratën për dialog ndërmjet kulturave dhe religjioneve në regjionin e Mesdheut.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në emër të z. Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i dorëzoi donacionin e lëndës artistike dedikuar për Pallatin e Mesdheut (seli e Kuvendit Parlamentar të Mesdheut në La Valeta, Republika e Maltës) z. Serxho Pjacit, sekretar i përgjithshëm i Kuvendit Parlamentar të Mesdheut, për të cilën pranoi falënderim të përzemërt dhe të sinqertë.

 

Click