Aktivitetet



13.03.2009

PARLAMENTI EVROPIAN E MIRATOI REZOLUTËN PËR PËRPARIMIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2008

Parlamenti evropian në mbledhjen e tij të fundit, e miratoi Rezolutën për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2008, të paraqitur nga raportuesi Erik Mejer. Eurodeputetët edhe  njëherë e vërtetuan përkrahjen e tyre për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë, por njëkohësisht shprehën keqardhje që nuk ka fillim të negociatave.
Eurodeputetët kërkuan nga Këshilli që të vendosë dhe ta caktojë datën për fillimin  negociatave gjatë këtij viti, duke theksuar se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në BE, është me interes vital për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Eurodeputetët e theksuan nevojën që Republika e Maqedonisë dhe Greqia të gjejnë një zgjidhje reciprokisht të pranueshme për çështjen e emrit, duke i dhënë njëkohësisht përkrahje procesit për ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara. Parlamenti theksoi se nëse dy vendet nuk arrijnë zgjidhje në një afat të afërt, kjo mund të sjellë te një ngecje të gjatë të aderimit të Republikës së Maqedonisë në BE. Eurodeputetët shpresojnë që negociatat ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë do të vazhdojnë, edhe krahas procedurës që Republika e Maqedonisë e filloi para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, për shkak të mospërmbajtjes së Greqisë ndaj Marrëveshjes së përkohshme.

Eurodeputetët e vërtetuan  edhe njëherë përkrahjen e tyre për aspiratat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në BE, për të cilat mendojnë që janë vitale për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Eurodeputetët shprehën keqardhje që negociatat me Republikën e Maqedonisë akoma nuk kanë filluar, dhe kërkuan nga Këshilli shpejtimin e procesit si dhe dhënien e datës për fillimin e negociatave.

Parlamenti e përshëndeti përparimin e bërë të vendit në një numër të madh sferash, duke i përfshirë edhe çështjet për vizat, luftën kundër tregtisë me njerëz dhe migrimit ilegal. Në këtë aspekt, eurodeputetët i propozuan Komisionit që ta liberalizojë regjimin e vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Parlamenti gjithashtu e konstatoi përparimin e bërë të vendit, drejt funksionimit të ekonomisë së tregut.

Rezoluta e miratuar e thekson realizimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë. Eurodeputetët gjithashtu e përshëndesin përparimin e arritur në fushën e menaxhimit me Instrumentin për ndihmën para anëtarësimit. Parlamenti i bëri thirrje Republikës së Maqedonisë për solidaritet me fqinjët e saj, lidhur me kulturën dhe historinë dhe kërkoi përmbajtje nga “gjuha e urrejtjes”. Gjithashtu, eurodeputetët kërkuan nga autoritetet e Republikës së Republikës së Maqedonisë, që ta garantojnë lirinë e shprehjes në medie.   

Click