Aktivitetet



E premte, 3 korrik 2009

PARLAMENTI I RI EVROPIAN DO TA VIZITOJË STOKHOLMIN

Të hënën, më 6 korrik të vitit 2009, grupi i liderëve të posazgjedhur të Parlamentit evropian, i kryesuar  nga kryetari në largim, z.Hans-Gert Petering, do ta vizitojë Stokholmin.
Qëllimi i vizitës, ndërmjet tjerash, është që të vendosen marrëdhënie të afërta ndërmjet kryesimit të ri re të Suedisë me Unionin Evropian dhe  Parlamentin e posazgjedhur evropian.

Më 15 korrik kryeministri suedez, z. Fredrik Rejnfellt, para Evroparlamentit në Strasburg do ta paraqesë programin e kryesimit suedez me Unionin, për gjashtë muajt e ardhshëm.

Kryesia e UE-së e përcakton programin punues për udhëheqjen gjashtëmujore dhe kryesimin e të gjitha takimeve të Këshillit të UE-së, takimeve në nivel të funksionarëve shtetërorë dhe qeveritarë , takimeve zyrtare dhe jozyrtare të ministrave, mbledhjeve të Komitetit të përfaqësuesve të përhershëm, ku përfaqësuesit e vendeve-anëtare të UE-së, një herë në javë do të takohen në Bruksel, si dhe mbledhjeve të 140 grupeve punuese, të cilët i shqyrtojnë të gjitha çështjet me të cilat merret Këshilli.

Kryesimi paraqet edhe pikë takimi ndërmjet Këshillit dhe institucioneve tjera evropiane, ndërmjet të cilave edhe Parlamentit. Parlamenti i voton ligjet evropiane bashkë me Këshillin, e gjithashtu e mbikëqyr punën e tij, si dhe atë të Kryesisë, që të garantojë se procesi për miratimin e aktvendimeve është më transparent. Takimet e Kryesisë me anëtarët e Parlamentit evropian, japin mundësi për këmbim të informatave dhe mendimeve, dhe e lehtësojnë procesin ligjvënës evropian.

Ndërmjet prioriteteve të kryesimit suedez, janë masat kundër krizës financiare dhe papunësisë, si dhe lufta kundër ngrohjes globale dhe në atë aspekt arritja e marrëveshjes ndërkombëtare në Kopenhagë. Çështjet tjera me rëndësi për mandatin gjashtëmujor, e përfshijnë bashkëpunimin ndërmjet jurisprudencës dhe punëve të brendshme të UE-së dhe strategjia për Detin Baltik. Gjithashtu, kryesimi i Suedisë patjetër duhet të vazhdojë të punojë në zgjerimin e Unionit, por edhe për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës.

Vendet e ardhshme të cilat do ta marrin kryesimin e radhës me Unionin evropian, janë Spanja, në gjysmën e parë të vitit 2010 dhe Belgjika – në gjashtë muajt e dytë të vitit të ardhshëm.

Click