Aktivitetet



E martë, 16 qershor 2009

PËR ÇKA DO DEBATOJË PARLAMENTI I RI EUROPIAN

Në mandatin e tij të shtatë, i cili do të zgjasë nga viti 2009 deri në vitin 2014, në rend dite të 736 anëtarëve të rinj, përfshihen një numër i çështjeve të rëndësishme, mes të cilave edhe zgjerimi i Bashkimit Europian, drejt së cilës synon Republika e Maqedonisë.

Disa nga temat më të rëndësishme që do t’i shqyrtojë Europarlamenti në fillim të mandatit të ri janë:

1. Çështjet ekonomike dhe financiare
2. Ndryshimet klimatike, ambienti dhe energjetika;
3. Transporti;
4. Mbrojtja e konsumatorëve (etiketim i qartë i produkteve ushqimore);
5. Shëndetësia (mobiliteti i pacientëve – mjekim pa kufij, transplantimi i organeve, pako farmaceutike – masa për luftë kundër falsifikimit dhe shitjes joligjore të barnave;
6. Punësim dhe çështje sociale (direktivë për kohën e punës);
7. Industria (të drejta në pronën intelektuale, pako për komunikimet elektronike, kufizime në shfrytëzimin e kafshëve për eksperimente shkencore);
8. Migrimi dhe lëvizja e lirë e njerëzve (rregulla për të drejtën e azilit, statuti i punëtorëve sezonalë, pranimi i qytetarëve nga shtete të treta me qëllim të arsimimit, programe për nxënës dhe trajnim);
9. Liri qytetare (sanksione për keqpërdorim seksual të të miturve, ndihmë për viktimat e krimeve, mbrojtje nga veprime kriminale e të dhënave personale, qasja në dokumente, qasje në internet);
10. Peshkatari dhe ekonomi fshati;
11. Vendime financiare  (sa para janë miratuar për punën dhe programin e Bashkimit Europian);
12. Marrëdhëniet ma jashtë dhe zgjerimi – është pika më e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë. Shkalla e gatishmërisë për zgjerim, si dhe data eventuale për anëtarësim, do të jenë një nga temat më të rëndësishme në planin e punës së Parlamentit. Çdo zgjerim i BE-së kërkon miratim nga ana e Parlamentit Europian. Në këtë pikë të Agjendës së BE-së bën pjesë edhe marrëveshja për partneritet dhe bashkëpunim ndërmjet BE-së dhe Rusisë, si dhe marrëveshja për partneritet ekonomik me 76 vende nga Afrika, Karaibet dhe Pacifiku;
13. Zgjidhje institucionale (Kryetar i ri i Komisionit Europian, nominim i anëtarëve të rinj në organe dhe institucione të ndryshme të BE-së).
 

 

Click