Aktivitetet



E premte, 10 korrik 2009

PËR HERË TË PARË U KUFIZUA NGROHJA GLOBALE

Në Samitin e G-8-ës në Qytetin e Italisë Akvilla, gjigantët më të mëdhenj industrial në botë, lidhur me ndryshimet klimatike u morën vesh që ngrohjen globale ta kufizojnë në dy shkallë Celsius, ndërsa zvogëlimin e gazrave të dëmshme që lëshohen në atmosferë për 50% deri në vitin 2050.

-Problemi nuk mund të zgjidhet  në një takim. Por ne bëmë hapa të rëndësishëm përpara  në rrugën për Kopenhagë. Nuk duhet të theksoj se ndryshimi i klimës është njëri nga problemet e epokës sonë. Rezultatet nga hulumtimet  dhe konkluzionet  nga to janë të qarta dhe nuk munden më tepër të injorohen, deklaroi kryetari i Shteteve të bashkuara të Amerikës, z. Barak Obama.

Liderët  e shteteve të G-8-ës e gjykuan  dhunën kundër   demonstruesve në Iran dhe i dhanë afat këtij vendi që deri në shtator, të vendosë se a është  i përgatitur për bisedime për programin e tij kontestues atomik.

Në Samitin treditor në Akvillë, gjithashtu u gjykuan testet nukleare që i kreu Koreja Veriore më 25 maj, të cilat u kualifikuan si “shkelje e rëndë” e rezolutave të OKB-së.

Në ditën e sotme të fundit të Samitit, në të cilën do të debatohet për luftën me varfërinë në Afrikë, do të marrin pjesë 28 shtete dhe udhëheqës të 8 organizatave ndërkombëtare.

Click