Aktivitetet



E mërkurë, 2 shtator, 2009

PËRKRAHJE PARIMORE NGA REPUBLIKA E ÇEKISË PËR PËRCAKTIM EUROATLANTIK TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Anëtarët dhe përfaqësuesit e Këshillit nacional për eurointegrime patën takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë z. Jan Kohut.

Në takimin, kryetarja e Këshillit nacional për eurointegrime z-nj. Radmilla Shekerinska e njoftoi ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë z. Jan Kohut me përbërjën dhe punën e Këshillit dhe i theksoi qëllimet për vitin 2009. Qëllimi i parë është të merret vendim për liberalizimin e vizave të qytetarëve të maqedonisë, me ç’rast kryetarja e Këshillit nacional u falënderua për kontributin e madh që Republika e Çekisë e dha për liberalizimin e vizave që qytetarët e Maqedonisë prej janarit të vitit 2010 të mund të udhëtojnë pa viza.

Qëllimi i dytë i Këshillit nacional për eurointegrime është që këtë vit Republika e Maqedonisë të marrë datën e bisedimeve, që nuk është e lehtë, por është e realizueshme.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Çekisë z. Jan Kohut tregoi se momente kyçe për Republikën e Maqedonisë janë realizimi i tetë kritereve për marrjen e datës për bisedime dhe se ka përshtypje se në Republikën e Maqedonisë ka vendosmëri dhe angazhim të vërtetë që të plotësohen të gjitha kriteret, me ç’rast shprehu përkrahjen parimore nga Republika e Çekisë për përcaktimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë.

Click