Aktivitetet



E premte, 4 shtator 2009, Komisioni Europian

PËRKRAHJE PËR PLANIN GLOBAL PËR SHËRBIMET KLIMATIKE

Komisioni Europian e përkrahu Planin e ri Global për shërbimet klimatike, për të cilin u debatua edhe në Konferencën e tretë botërore për klimën në Gjenevë, ndërsa është i propozuar nga Organizata Botërore klimatike, qëllimi i të cilit është të fitohen më tepër të dhëna të vërtetuara shkencore dhe sisteme për prognozë të klimës. Kjo iniciativë  do të zbatohet deri në Konferencën në Kopenhagë më dhjetor të këtij viti.

Komisari Europian për shkencë dhe hulumtime shkencore, z. Janez Potoçnik, e potencoi vlerën e përgatitjes së rregullt për pasojat e ndryshimeve klimatike. Ai si prioritet themelor e theksoi arritjen e marrëveshjes ndërkombëtare për zvogëlimin e emisioneve.

Komisioni Europian, përmes programit kornizë të vetin për hulumtim dhe zhvillim, me mbi 540 milion euro të financuar me mbi 130 projekte për klimën, të cilat realizohen në bashkëpunim me institucionet hulumtuese mbi 60 vende jashtë BE-së.

Programi i shtatë kornizë i tanishëm është në fuqi prej vitit 2007 deri më 2013, për periudhën të cilën janë të ndara rreth 1,9 miliardë euro për hulumtimin e çështjeve më të rëndësishme shkencore në të gjitha kontinentet. 

Click