Aktivitetet



E mërkurë, 20 maj 2009

TAKIM I ZONJËS TEUTA ARIFI DHE Z. PETAR POP-ARSOV ME Z. PËRZHEMISËLL SOBOTKA

Kryetari i Komisionit për politikës të jashtme, zonja Teuta Arifi dhe kryetari i Komisionit për çështje evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Petar Pop-Arsov me anëtarët sot realizuan një takim me z. Përzhemisëll Sobotka, kryetar i Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, i cili me delegacion është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanovski.

Në takim mysafiri u njoftua me punën e komisioneve dhe rolin e tyre në diplomacinë parlamentare. Komisionet e shfrytëzojnë çdo mundësi për lobim për marrjen e datës për negociata për anëtarësim në Unionin Evropian dhe për fitimin e liberalizimit të vizave e cila është e domosdoshme për Republikën e Maqedonisë.

Bashkëpunimi kulturor ndërmjet dy shteteve është në nivel, dhe në këtë periudhë në Republikën e Çekisë mbahen Ditët maqedonase të kulturës.

Në takim u bisedua edhe për Komisionin për mbrojtje të privatësisë, i cili në Parlamentin çek është formuar në vitin 2006, dhe është shumë i rëndësishëm, për shkak se Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale nuk ka fuqi ligjdhënëse, dhe përmes komisionit e kërkon rrugën për punë të suksesshme.

Mysafirët e theksuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim mes komisioneve për politikë të jashtme dhe për çështje evropiane, theksuan besimin në komunikimin parlamentar dhe kriticizmin i cili është i nevojshëm për të dyja palët.

Click