Aktivitetet



E hënë, 11 maj 2009, Pragë, Republika e çekisë

PETAR POP ARSOV REALIZOI TAKIM ME SHUMË KRYETAR DHE ANËTAR TË KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË SHTETEVE ANTARE TË UE-së

Në kuadër të kryesimit çek me Unionin Evropian të Konferencës të Komisioneve për çështje Evropiane KOSAK, e cila do të mbahet sot dhe nesër në Pragë, mori pjesë Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane z. Petar Pop-Arsov.

Në debatin e prioriteteve aktuale dhe çështjet të kryesisë çeke mbante fjalim kryeministri i sapozgjedhur i Qeverisë i Republikës Çeke z. Jan Fisher, i cili me referimin e tij u kthye kah çështja e nevojës për zgjerimin e mëtejmë të Unionin Evropian me shtetet nga Ballkani Perëndimor.

Në diskutimin e tij zëvendëskryeministri i sapozgjedhur në Qeveri, i obliguar për çështje Evropiane, z. Marek Mora, në lidhje me liberalizimin e vizave përmendi Maqedoninë dhe theksoi se është ironike për atë se në të kaluarën çekët dhe sllovakët nuk mund të udhëtonin të lirë në shtetet e Unionit Evropian ndërsa maqedonasit lirshëm lëviznin, kurse tani është e kundërta.

Zoti Marek Mora, si përfaqësues i kryesisë së UE të çekisë, lajmëroi se do të ketë progres sivjet në qershor në raport me këto çështje.Në konferencë kryetari i Komisionit, z. Petar Pop-Arsov realizoi takim me shumë kryetarë dhe anëtarë të Komisionit për Çështje Evropiane të shteteve anëtare të UE-së, ku u bë fjalë për nevojën që sa më shpejt të merret data për biseda për shtetin tonë dhe liberalizim të vizave për qytetarët maqedonas.

Si rezultat i këtyre takimeve në konferencë kishte diskutim dhe përfaqësuesi nga Këshilli Shtetëror i Republikës së Sllovenisë z. Franko Juri i cili ndërmjet tjerash theksoi se procesi i UE-së kontinuitetin duhet ta mbajë edhe pas krizës ekonomike që është aktuale në momentin në Unionin Evropian dhe në botë. Megjithatë, veçmas theksoi nevojën që sa më shpejt të afrohet Maqedonia drejt Unionit, me marrjen e datës për bisedime për anëtarësim por edhe për liberalizim të vizave. Megjithatë z. Juri theksoi se për Maqedoninë është me rëndësi ky proces që të realizohet sa më shpejt sepse shteti i plotëson të gjitha kushtet e parapara për liberalizim të vizave, siç është vendosja e pasaportave biometrik dhe të letërnjoftimeve, implementimi i administrimit kufitar të integruar dhe vendosje të qendrës Informative për viza, si dhe përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Click