Aktivitetet



E martë, 27 tetor 2009, Zagreb, Kroaci

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT MAQEDONAS NË SEMINARIN PARLAMENTAR PËR TREGTI TË LIRË DHE TREGUN E BRENDSHËM RAJONA

Në organizim të përbashkët të Parlamentit Evropian dhe Parlamentit të Republikës së Kroacisë, më 26 dhe 27 tetor 2009, u mbajt seminar parlamentar me temë: "Tregtia e lirë dhe tregu i  brendshëm rajonal”, në të cilin morën pjesë   deputetë nga parlamentet e Ballkanit Perëndimor, deputetë të Parlamentit Evropian dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.

Delegacionin tonë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e përbënin deputetët: Vanço Kocev nga VMRO-DPMNE-ja, Roza Topuzova Karevska nga PLD-ja, Femi Jonuzi nga BDI-ja dhe Mile Andonov nga LSDM-ja.

Në seminar mbajtën fjalime nënkryetarja e Parlamentit Evropian, d-r Silvana Koç-Mehrin, eurodeputetët Zoran Taler, Bastian Belder dhe Juliu Vinkler, si dhe  personalitete tjera eminente.U diskutua  për më shumë tema siç janë, marrëdhëniet e Parlamentit Evropian me parlamentet nacionale, klauzola për bashkëpunim rajonal nga Marrëveshja për stabilizim dhe asocim si kusht  politik për hyrje në Unionin Evropian, roli i parlamenteve në përforcimin e bashkëpunimit rajonal ekonomik dhe tregtar, sistemi i rimëkëmbur CEFTA dhe qëllimi  i arritjes së tregtisë së lire multilaterale, si dhe për rolin e Këshillit rajonal për bashkëpunim në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe tregtisë.

Në seminar, nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë,  mori pjesë  deputeti Vanço Kocev, me temën si i implementon Republika e Maqedonisë angazhimet në sferën e bashkëpunimit rajonal dhe të tregtisë.

Click