Aktivitetet



E hënë, 16 nëntor 2009

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË PUNËN E KOMITETEVE TË SEANCËS SË 55-TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË NATO-s

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mori pjesë në punën e komiteteve, që në kuadër të Seancës së pesëdhjetepestë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, u mbajt më 14 dhe 15 nëntor 2009 në Edinburg, Britania e Madhe.

Delegacionin e përbënin deputetët: z. Talat Xhaferi, shef i delegacionit, z. Vllado Buçkovski, anëtar dhe z. Pavle Trajanov, zëvendës-anëtar i delegacionit.

Në kuadër të Komitetit politik u miratua Rezoluta për riafirmimin e politikës së NATO-s të dyerve të hapura, me të cilën përsëri u vërtetua se Aleanca  është e hapur për të gjitha shtetet demokratike evropiane të cilat duan dhe kanë aftësi që ta avancojnë paqen, stabilitetin në rajonin euroatlantik. Me amendamentin e parashtruar nga ana e delegacionit gjerman, ndërsa të miratuar nga Komiteti politik , Rezoluta u plotësua me dy paragrafë të rinj për Republikën e Maqedonisë, dhe në këtë mënyrë u veçua nga vendet tjera aspirantë për anëtarësim në Aleancë.

Me amendamentin theksohet se ftesa për hyrje në NATO, Republikës së Maqedonisë do t’i dorëzohet menjëherë pasi që të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për emrin. Gjithashtu, kërkohet që Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të vazhdojnë ta  përdorin instrumentin e Planit aksional për anëtarësim (PAA), që t’i  vazhdojnë reformat e domosdoshme dhe të punojnë për zgjidhje të përbashkët për emrin, në rrugën e anëtarësimit në NATO.

Pritet që Rezoluta për riafirmimin e politikës së NATO-s të dyerve të hapura, të konfirmohet në seancën plenare të AP të NATO-s, që do të mbahet më 17 nëntor.

Përndryshe, mbi 350 deputetë nga 28 vende anëtare të Aleancës, dhe nga më tepër se 20 parlamente  me status asociacioni, u takuan të diskutojnë dhe ta theksojnë mendimin dhe shqetësimin e tyre, për shumë çështje  të sigurisë.

Diskutimet kryesore u mbajtën në kuadër të pesë komiteteve të AP të NATO-s, ndërsa në bazë të raporteve të përgatitura nga ana e deputetëve –anëtarëve të Kuvendit dhe prezantimeve të ekspertëve ndërkombëtarë të sigurisë.

Operacionet e udhëhequra nga NATO në Afganistan, si dhe relacionet me Rusinë u parashtruan në nivel të lartë në punën e komisioneve dhe ishin fokusi kryesor i punës së tyre. Përgatitja e konceptit të ri strategjik të NATO-s, gjendja në Pakistan, Iran, pirateria, ndryshimet klimatike, siguria energjetike, terrorizmi, forca nukleare, buxhetet e mbrojtjes, si dhe siguria e ushqimit, ishin çështje që u shqyrtuan gjithashtu.


 

Click