Aktivitetet



E enjte, 03 dhjetor 2009, Paris

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË SESIONIN PLENAR TË 57-TË TË PARLAMENTIT EVROPIAN PËR SIGURI DHE MBROJTJE

Në Sesionin e pesëdhjeteshtatë të Kuvendit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje, Kuvendi i Unionit të Evropës Perëndimore (KUEP), që mbahet prej 1 deri më 3 dhjetor në Paris, Francë, merr pjesë delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Aleksandar Nikollovski, shef i delegacionit në KUEP, z. Xhevat Ademi dhe z. Jovan Manasievski, anëtarë të delegacionit.

Në sesion shqyrtohen çështje lidhur me politikën evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes, mendimi publik lidhur me sigurinë dhe zgjerimin e  UE-së, propozimi për arkitekturë të re të sigurisë për Evropën, bashkëpunimi i UE-së  me operacionet paqësore të Kombeve të Bashkuara, modelet dhe strukturat e bashkëpunimit ndërparlamentar, ngjarjet aktuale në sferën e joproliferencës bërthamore dhe çarmatimi, gjendja në Afganistan dhe në Lindjen e Afërt  dhe ngjashëm

Në sesionin plenar anëtarëve të KUEP iu drejtuan: z.Teodoros Pangalos, zëvendëskryeministër i Greqisë, përfaqësues i kryesimit grek me UEP, z.Hakan Jevrel, sekretar shtetëror i Mbrojtjes i Suedisë, përfaqësuesi i kryesimit suedez me UE, z. Karlos Fernandez Arias Minuesa, përfaqësuesi i përhershëm i Spanjës në Këshillin e UEP/Komiteti Politik dhe i Sigurisë së UE-së, përfaqësuesi i kryesimit spanjoll me UE dhe UEP, z. Joran Lenmarker, kryetari i Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit suedez dhe kryesues me Konferencën e kryetarëve të komisioneve për politikë të jashtme dhe z. Vlladimir Çizhov, ambasador i Federatës ruse në Unionin Evropian.

Click