Aktivitetet



E hënë, 7 dhjetor 2009, Tiranë

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KONFERENCËN KUSHTUAR PËRFORCIMIT TË BASHKËPUNIMIT TË SIGURISË PËR INTEGRIMIN MË TË SHPEJTË TË EVROPËS JUGLINDORE NË UE

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë merr pjesë në punën e Konferencës kushtuar përforcimit të bashkëpunimit për integrimin më të shpejtë të Evropës Juglindore në Unionin Evropian, që mbahet më 7 dhe 8 dhjetor 2009 në Tiranë, në organizim të Parlamentit të Shqipërisë.

Në delegacion, të udhëhequr nga znj. Ermira Mehmeti Devaja, janë edhe deputetët z. Vllado Buçkovski, znj. Olivera Trajanovska, z. Gjorgji Orovçanec dhe z. Besim Dogani.

Në fjalimin e saj si shefe e delegacionit, znj. Ermira Mehmeti Devaja i bëri një vështrim nevojës së bashkëpunimit më të gjerë në rajon në sferën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Ajo theksoi se partnerë kyç në sigurinë rajonale të EJL janë NATO dhe UE, edhe pse nuk duhet të harrohet se çdo shtet përballet me sfida të ndryshme.

Sa i përket Republikës së Maqedonisë, ajo theksoi faktin se anëtarësimi në NATO dhe EU nuk ka alternativë.

Në fund, Ermira Mehmeti Devaja konfirmoi se Republika e Maqedonisë do të vazhdojë të veprojë si anëtare me përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare në ballafaqimin me terrorizmin dhe kërcënime tjera ndaj paqes ndërkombëtare.

Në margjinat e konferencës, delegacioni ynë realizoi takim me Jozefina Topallin, Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë. Në takimin e shkurtër u verifikuar angazhimet e të dyja vendeve për marrëdhënie të  mira fqinjësore dhe përkrahje të ndërsjellë.

Click