Aktivitetet



E premte, 9 tetor 2009, Athinë

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TONË NË KONFERENCËN PARLAMENTARE PËR "SIGURI ENERGJETIKE DHE MJEDIS JETËSOR’’

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mori pjesë në takimet e vjeshtës së KP të OSBE-së, që mbahet prej 9 deri më 11 tetor 2009 në Athinë, Greqi. Delegacioni përbëhet nga anëtarët: Andrej Petrov (LSDM), shef  i delegacionit, Vlladimir Gjorçev (VMRO-DPMNE) dhe Hisen Xhemaili (BDI), anëtarë.

Në kuadër të sesionit vjeshtor të KP të OSBE-së, u mbajt konferencë parlamentare për "Sigurinë  energjetike dhe mjedisin jetësor’’.

Në sesionin e parë të bashkëpunimit rajonal në sektorin e energjisë mori pjesë deputeti  Andrej Petrov. Ai vuri në dukje se bashkëpunimi në fushën e energjetikës, veçanërisht në rajonet ende të ndjeshme, siç është Ballkani, jo vetëm që është i rëndësishëm, por në mënyrë të qartë dhe të domosdoshme tregon sa është i nevojshëm për zhvillimin, integrimin dhe përfshirjen e rajonit në rrjedhat e UE-së. Ai i përsëriti angazhimet e përmbajtura në Marrëveshjen për themelim të bashkësisë energjetike për bashkëpunim rajonal, të nënshkruar në Athinë më 2005, për të krijuar një treg të integruar për energji elektrike dhe gaz natyror, si edhe krijimin e kornizës ligjore dhe rregulluese për tregun e energjisë, e cila do të funksionojë sipas rregullave të zbatueshme në UE, në mënyrë që të integrohet rajoni plotësisht në UE.

Në konferencë marrin pjesë rreth 200 parlamentarë nga 56 vendet pjesëmarrëse në OSBE. Fjalime hyrëse në konferencën e sotme kishin: kryetari i KP të OSBE-së, z. Zhoa Soaresh, kryetari i Parlamentit të Greqisë, i cili është në largim, z. Dimitrios Siufas, dhe z. Spiros Kuveris, zëvendës-ministër i jashtëm në qeverinë e re.

Nesër pritet të marrë pjesë z. Treodoros Pangalos, nënkryetar i Qeverisë së Greqisë dhe kryetar i Komitetit Politik të Kuvendit të BUE-së.

Click