Aktivitetet



E premte,11 shtator 2009, Komisioni Evropian

PLAN PËR FINANCIMIN E LUFTËS KUNDËR NGROHJES GLOBALE

Komisioni Evropian e shpalli planin për financimin e  luftës kundër ngrohjes globale në vendet në zhvillim, me të cilin parashihet  donacion nga Unioni Everopian me vlerë prej 2 deri në 15 miliardë euro në vit, deri në vitin 2020. Ndihma financiare pritet që të arrijë edhe nga disa vende të mëdha industriale, si Kina dhe India.

Në vigjilje të konferencës së dhjetorit për ndryshimet klimatike në Kopenhagë, UE-ja dhe forcat tjera ekonomike arritën pëlqim për atë se është e domsdoshme ndihma për mbulimin  e shpenzimeve për zvogëlimin e emisionit të gazrave të efektit serrë. Megjithatë, ende nuk ka konsenzus për atë se sa janë ato shpenzime dhe sa prej tyre duhet t’i bartin vendet e zhvilluara.

Shpenzimet për nxemjen globale pritet që të rriten gjatë viteve të ardhshme. UE-ja vlerëson se vendeve në zhvillim do t’u duhen 100 miliardë në vit  deri në vitin 2020, të pengohet  që temperatuara mesatare globale të mos rritet më tepër se 2˚C.

Qëllimi i konferencës në dhjetor, është që të përpilohet angazhman i ri global dhe më ambicioz, për luftë me ndryshimet klimatike.

Click