Aktivitetet



E martë, 13 tetor 2009

POLONIA E RATIFIKON MARRËVESHJEN E LISBONËS

Presidenti i Polonisë z. Leh Kaçinski, më 10 tetor e nënshkroi dekretin për Marrëveshjen e Lisbonës, me çfarë u kompletua  ratifikimi i marrëveshjes për reforma evropiane  në këtë vend. Kështu, nga 27 vendet - anëtare të UE-së, tani mungon vetëm nënshkrimi e Presidentit çek z. Vaclav Klaus, që të mundet Marrëveshja e Lisbonës të hyjë në fuqi.

"Marrëveshja për reforma të UE-së, luan një rol të rëndësishëm edhe për ne. Ajo ia sjell Evropës ndryshimet e nevojshme, që janë urgjentisht të domosdoshme", deklaroi z.Kaçinski.

Në ceremoninë solemne në pallatin presidencial në Varshavë, në aktin e nënshkrimit, morën pjesë edhe Kryetari i Parlamentit Evropian, z.Jerzhi Buzek, kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, si dhe kryeministri suedez dhe njëkohësisht kryesues me Unionit Evropian, z. Frederik Rajnfeld.

Parlamenti polak që në prill e miratoi Marrëveshjen e Lisbonës, por Presidenti i vendit  e priste rezultatin e referendumit të dytë në Irlandë.

Click