Aktivitetet



E mërkurë, më 23 shtator 2009

PRESIDENTI GJERMAN NËNSHKROI LIGJET PËRCJELLËSE PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË LISBONËS

Presidenti i Gjermanisë, Z. Horst Keler, i nënshkroi ligjet përcjellëse për ratifikimin e Marrëveshjes së Lisbonës. Pritet që deri në fund të javës ky shtet ta finalizojë ratifikimin e Marrëveshjes Reformuese të Bashkimit Evropian të Lisbonës.

Pas shpalljes së ligjeve në kodin federativ, presidenti gjerman të premten do ta nënshkruajë edhe dekretin për ratifikim të Marrëveshjes së Lisbonës.

Të premten e kaluar, dhjetë ditë pas Bundestagut edhe Bundestratit i votoi ligjet përcjellëse për marrëveshjen reformuese evropiane, me të cilat janë përforcuar të drejtat e vendimmarrjes të përbashkët të Bundestagut dhe Bundestratit për çështjet evropiane.

Marrëveshja e Lisbonës para se të hyjë në fuqi duhet nënshkruhet prej të gjitha shteteve anëtare të 27-ta të BE-së, kurse ky proces zgjat ende në Çeki dhe Poloni, ndërsa qytetarët e Irlandës në tetor do të dalin në referendumin e dytë.

 

Click