Aktivitetet



E mërkurë, 15 korrik 2009

PRITET REKOMANDIMI NGA KE PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Komisioni Evropian sot duhet të parashtrojë propozim për regjimin pa viza për tri vendet e Ballkanit: Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave, në konferencë për shtyp në Bruksel, do ta kumtojnë eurokomisarët për drejtësi dhe zgjerim, z. Zhak Baro dhe z. Oli Ren.

Komisioni duhet të miratojë një sërë rekomandimesh në kuadër të propozimit për liberalizimin e regjimit të vizave, në vendet e Ballkanit Perëndimor. Rekomandimet, që më pas do të parashtrohen te vendet-anëtare të Unionit, duhen të mundësojnë lëvizjen e lirë në vendet nga hapësira e shengenit dhe ta konfirmojnë përpjekjen e Komisionit Evropian për heqjen e vizave.

Republika e Maqedonisë është vendi që mori nota më të larta për përparim në plotësimin e kushteve të UE-së për hyrje në zonën e shengenit, i bashkoi në rrjet bazat e veta të të dhënave me sistemin e sigurisë së shengenit dhe pasaportat e vjetra i ndërroi me të rinj, pasaporta biometrikë.

Vendimin përfundimtar për liberalizimin e vizave, duhet ta miratojë Këshilli i Ministrave me shumicë të kualifikuar, përkatësisht duhen ta përkrahin dy të tretat nga vendet-anëtare të Unionit, pas mendimit të dhënë paraprakisht nga Parlamenti Evropian.

Me këtë do të fillojë procedura për hyrjen e Republikës së Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, në listën e bardhë të shengenit dhe do të kontribuojë në mënyrë të rëndësishme, drejt procesit të eurointegrimit të vendeve të Ballkanit.

Click