Aktivitetet



E hënë, 30 nëntor 2009

PROCESI EUROINTEGRUES ËSHTË PRIORITET I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Komisioni për çështje evropiane, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë organizoi debat publik me temën ’’Përmes bisedimeve deri në UE’’. Fjalë hyrëse kishte kryetari i Komisionit për çështje evropiane, z. Petar Pop Arsov, ndërsa fjalë të tyre kishin ambasadori i Mbretërisë së Suedisë (kryesues aktual me UE) në Republikën e Maqedonisë, ekselenca e tij Lars Freden, ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, ekselenca e tij Alan Brajan Bergant, z. Aleksandar Kërzhalovski, kryetar i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar-QMBN dhe këshilltari shtetëror në Sekretariatin për çështje evropiane, z. Dragan Tilev.

Qëllimi i debatit publik ishte që të informohen pjesëmarrësit për gatishmërinë  e Republikës së Maqedonisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në UE, hapjen e debatit për problemet dhe pengesat e mundshme në procesin e bisedimeve dhe të propozohen masa dhe aktivitete për përgatitjen në kohë dhe profesionale të shtetit për fillimin e bisedimeve me UE.

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane, z. Petar Pop Arsov, theksoi se Republika e Maqedonisë i ka plotësuar të gjitha kriteret e domosdoshme për fillimin e bisedimeve me UE, që  e konstatoi edhe Komisioni Evropian në Raportin për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2009. Njëherit, ky debat ishte mundësi që të tregohet se procesi eurointegrues është prioritet i Republikës së Maqedonisë.

Ambasadori i Mbretërisë së Suedisë, ekselenca e tij Lars Freden, në fjalën e tij theksoi se procesi i bisedimeve është i gjatë dhe detajor dhe çdo vend do të ishte i sigurt nëse ka konsensus politik, harmonizim me legjislacionin e UE dhe bisedues i cili do të ketë rol të dyfishtë t’i përfaqësojë interesat e Republikës së Maqedonisë në Bruksel, por edhe nxitje për zbatimin e aktiviteteve reformuese në shtet.

Gjithashtu, ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, eekselenca e tij Alan Brajant Bergant, e përshëndeti iniciativën për debat publik në këtë ditë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, kur pritet të kumtohet vendimi për liberalizimin e vizave për Republikën e Maqedonisë.

Komisioni për çështje evropiane shfaqi shpresën se rekomandimet e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian do të shndërrohen në marrjen e datës për bisedime për Republikën e Maqedonisë në konkluzionet e Këshillit të Unionit Evropian në dhjetor 2009.  

 

Click