Aktivitetet



E enjte, më 24 shtator 20009, Komisioni për Çështje Evropiane

PROPOZIM LIGJI I SHQYRTUAR PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR ZONAT ZHVILLIMORE TEKNOLOGJIKE INDUSTRIALE

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur më 22 shtator të vitit 2009 e shqyrtoi Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale .

Propozim  ligji është në të mirë të afrimit të legjislacionit maqedonas me atë evropian, ofron volitshmëri të reja për investimeve të huaja, që do të thotë benefite të reja për ata të  cilët janë të interesuar të investojnë në Republikën e Maqedonisë.

Nevoja për  miratimin e  Propozim-ligjit për ndryshimin  dhe plotësimin e Ligjit për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale e arsyetoi ministri i ekonomisë Fatmir Besimi.

Në debat morën pjesë deputetët: Igor Ivanovski, Slavica Gërkovska, Pançe Dameski dhe Vasko Shutarov .

Komisioni me shtatë vota “Pro” përfundoi se Propozim-ligji për ndryshimin  dhe plotësimin e Ligjit për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejshëm, nga aspekti i harmonizimit të tij me të drejtën e BE-së.

Komisioni e shqyrtoi Propozim ligjin si trup i interesuar punues .

 

Click