Aktivitetet



E enjte, 9 korrik 2009

MË 14 K0RRIK KOMISIONI EVROPIAN DO TA MIRATOJË PROPOZIMIN PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Komisioni Evropian më 14 korrik në Strasburg do ta miratojë propozimin për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër të cilat është edhe Republika e Maqedonisë. Me këtë do t’u jepet mundësi qytetarëve të këtij rajoni, që të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës-shengen, e me këtë do të realizohet angazhimi i gjatë i Komisionin Evropian për udhëtim pa viza. Udhëtimi i lehtësuar në UE mund të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në procesin e integrimit të vendeve ballkanike në Unionin Evropian.

Propozimin do ta arsyetojnë eurokomisari për jurisprudencë dhe për punë të brendshme, z. Zhak Baro dhe eurokomisari për zgjerim, z. Oli Ren. Pastaj propozimi do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të Unionit dhe Parlamentit Evropian. Qëllimi është që procedura të përfundojë deri më 30 nëntor, kur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për Punë të Brendshme, duhet të miratohet vendimi që liberalizimi i vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, të hyjë në fuqi më 1 janar 2010. 

Click