Aktivitetet



E mërkurë, 14 tetor 2009

RAPORT POZITIV PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Komisioni Evropian publikoi Raport pozitiv  për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2009, që do të thotë se pas statusit  katërvjeçar të kandidatit, Republika e Maqedonisë do t’i fillonë negociatat për anëtarësimin në BE.

"Rekomandohet hapja e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Shteti realizoi një përparim të konsiderueshëm dhe në mënyrë thelbësore iu përkushtua prioriteteve kryesore" deklaroi eurokomesari për zgjerim z. Oli Ren, në pres-konferencën e sotme  në Bruksel.

Z. Ren shprehu besimin se qeveria maqedonase këtë do ta kuptojë si nxitje të fuqishme për zgjidhjen përfundimtare të kontestit me emrin, me fqinjin jugor Greqinë.

Nesër në ora 9 e 30 minuta, përfaqësuesi special i Unionit Evropian dhe shef i delegacionit të Komisionit Evropian në Republikën e Maqedonisë, z. Ervan Fuere, do t’ia dorëzojë Raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë - 2009, kryetarit të  Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski.

Click