Aktivitetet



E mërkurë, 8.4.2009, Mbledhje e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit

RAPORT VJETOR PËR PUNËN E AVOKATIT TË POPULLIT PËR VITIN 2008

Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e shtatë e shqyrtoi Raportin vjetor për punën e Avokatit të Popullit për vitin 2008 dhe i propozoi Kuvendit që ta miratojë. Komisioni konsideron që Raporti është i punuar në mënyrë profesionale dhe komplet dhe i pranoi në tërësi rekomandimet e Avokatit të Popullit si një masë aktive për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme rreth realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut në Republikën e Maqedonisë. Në vitin 2008 Avokati i Popullit ka proceduar në gjithsej 3.170 parashtresa, që është më pak se vitet e kaluara 2.877 prej këtyre parashtresave kanë mbaruar, kurse 824 janë në proces. Numri më i madh i parashtresave janë parashtruar në sferën e jurisprudencës.

Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë në Raportin e tij, mes tjerash, përfundon që administrata publike mbetet e pareformuar, jo sa duhet funksionale dhe e paarritshme për qytetarët, tregon për nevojën e miratimit të Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, konstaton që qytetarët edhe më tutje përballen me vështirësi gjatë realizimit të të drejtave të tyre në procedurat e gjata gjyqësore në të gjitha instancat gjyqësore dhe se nxënësit, në veçanti fëmijët romë, ende përballen me probleme në realizimin e të drejtës për arsim të mesëm të detyrueshëm dhe pa pagesë.

Në programin e punës së Avokatit të Popullit për vitin 2009 në fokus do të jenë veçanërisht institucionet ndëshkimore-përmirësuese, veprimet policore, jurisprudenca, urbanizmi, ndërtimi dhe ambienti jetësor, siguria dhe mbrojtja sociale, sigurimi pensional dhe invalidor, sigurimi dhe mbrojtja shëndetësore, arsimi, të drejtat e konsumatorit dhe në veçanti të drejtat e fëmijëve dhe grupeve tjera të prekura.

Komisioni për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit në Kuvendin e  Republikës së Maqedonisë njëzëri i miratoi propozim-konkluzionet për punën e Avokatit të Popullit në vitin 2008 dhe rekomandoi përforcim të punës së tij në praktikë.
 

Click