Aktivitetet



E mërkurë, 20maj 2009

REPUBLIKA ÇEKE ËSHTË MIKE E DËSHMUAR DHE TRADICIONALE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Kryetari i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Çeke, z. Marjanço Nikollov bashkë me anëtarët u takua me z. Përzhemisëll Sobotka, kryetar i Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, i cili me delegacion është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve tona, për një intensifikim akoma më të madh të takimeve ndërmjet dy parlamenteve, me ç’rast doli si konkluzion se takimet dhe bisedat personale janë shumë të rëndësishme dhe se nga to duhet të dalë proces pune me rezultate.

U bisedua për Institutin parlamentar i cili ekziston në Parlamentin çek dhe për rolin e tij, i cili jep përkrahje të madhe gjatë punës së Parlamentit duke përgatitur të dhëna për parlamentarët. Instituti parlamentar posedon me bibliotekë të madhe dhe është vend për konsultime.

Republika Çeke si mike e dëshmuar dhe tradicionale e Republikës së Maqedonisë e përkrah Maqedoninë në integrimet e saja euratlantike.

Click