Aktivitetet



E martë, 1 dhjetor 2009

REPUBLIKA E MAQEDONISË ËSHTË NË RRUGË TË VËRTETË DREJT BASHKIMIT EVROPIAN DHE ALEANCËS SË NATO-s

Kryetari i Komisionit për mbrojtje dhe siguri, z. Vlladimir Gjorçev dhe anëtarët e Komisionit dje patën takim me ministren e Mbrojtjes dhe Sigurisë Ndërkombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, baroneshën En Tejllor nga Boltoni.

Në takim  kryetari i Komisionit, z. Vlladimir Gjorçev, shprehu angazhimin e të gjitha partive politike në Republikën e Maqedonisë për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike, i cili dëshmohet edhe nëpërmjet punës së Komisionit.

"Vendimet për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë në misionet e NATO-s miratohen njëzëri, pa asnjë votë kundër ose të abstenuar, ndërsa numri i ushtarëve të paguar sivjet u rrit për tre herë. Me këtë, Republika e Maqedonisë është në vendin e tretë, sipas përqindjes së ushtarëve të cilët marrin pjesë në operacionet e NATO-s", deklaroi kryetari i Komisionit, z. Gjorçev.

Deputetët, z. Goran Minçev, znj. Zymrete Jakupi dhe z. Pavle Trajanov, përshëndetën delegacionin dhe e falënderuan për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar ia jep Republikës së Maqedonisë.

Ministrja e Mbrojtjes dhe Sigurisë Ndërkombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, baronesha Tejllor, uroi Komisionin për mbrojtje dhe siguri për punën e vet të suksesshme dhe për reformat e zbatuara në mbrojtje, me çka Republika e Maqedonisë i plotësoi kushtet për anëtarësim në NATO dhe theksoi se vetoja në Bukuresht është vendim politik, i cili nuk duhet të ndikojë negativisht në punën e mëtejme.

"Mbretëria e Bashkuar respekton dhe vlerëson rolin e ushtarëve të Maqedonisë në misionet në Avganistan", deklaroi ministrja Tejllor.

Ajo edhe një herë theksoi se Republika e Maqedonisë është në rrugë të vërtetë drejt Bashkimit Evropian dhe Aleancës së NATO-s.

 

 

Click