Aktivitetet



E mërkurë, 10 qershor 2009

REZULTATET NGA EUROZGJEDHJET PA NDRYSHIME DRASTIKE

Zgjedhjet Evropiane mbaruan, ndërsa fitoren e mori Partia Popullore Evropiane (Demokristianë) dhe Demokratët Evropianë. Rezultatet ende ndryshojnë, por nuk ka ndryshime drastike nga kumtesa e parë.

E djathta Evropiane ende është forcë e parë, dhe nga kjo nuk priten ndryshime të mëdha dhe në mandatin e shtatë të Europarlamentit. Gjithashtu edhe politika e deritanishme ndaj Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave, nuk do të duhej të pësojë ndryshime nga përbërja e re. Rezultatet e fundit të shpallura nga eurozgjedhjet tregojnë se Partia Popullore Evropiane (Demokristianë) dhe Demokratët Evropianë kanë fituar 264 vende parlamentare, përkatësisht 35,9% të votave.

Në vendin e dytë është Partia e Socialistëve Evropianë, e cila me 21,9% të votave do të ketë 161 anëtarë, ndërsa e treta Partia e Liberalëve dhe Demokratëve Evropianë me 80 deputet, përkatësisht 10,9% të votave.

Koalicioni i të Gjelbërve dhe Aleanca e Lirë Evropiane ka fituar 7,2% të votave, përkatësisht 53 vende parlamentare.

Unioni për Popujt e Evropës do të ketë 35 deputetë (4,8%), ndërsa dy deputetë më pak do të numërojë Partia e Majta e Bashkuar Evropiane/E Majta e Gjelbër Nordike, e cila fitoi 4,3% të votave.

Grupi Pavarësi/Demokraci ka fituar 2,4% të votave, përkatësisht 18 mandate, ndërsa 93 deputet (12,6%) janë të pavarur.

Seanca Konstituive i përbërjes së re të Evroparlametit do të mbahet prej 14 deri më 16 qershor në Strasburg. Evropa votoi 736 deputet të ri të cilët do t’i përpilojnë ligjet në pesë vitet e ardhshme, por në zgjedhje të drejtën e votës e shfrytëzuan vetëm 43,2% evropianë, që është dalja rekorde më e ulët.

Click