Aktivitetet



E mërkurë, 13 maj 2009, Romë, Itali

REPUBLIKA E MAQEDONISË U PËRKUSHTOHET EDHE MË TEJ AVANCIMIT TË MARRËDHËNIEVE TË MIRA FQINJËSORE, BASHKËPUNIMIT NË RAJON DHE REALIZIMIT TË PLOTË TË AGJENDËS EURO-ATLANTIKE

Delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të deputetëve Talat Xhaferi, shef i delegacionit, Vllado Buçkovski, anëtar dhe Pavle Trajanov, zëvendës-anëtar i delegacioni, morën pjesë në shënimin e 60 vjetorit të NATO-s, që u mbajt më 11 maj në Senatin e Italisë.

Në shënim morën pjesë rreth 200 deputetë nga 38 delegacione të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve me status asocues në AP të NATO-s, të cilët punojnë bashkë në mbrojtjen e vlerave të lirisë, demokracisë dhe solidaritetit si vlera fundamentale të Marrëveshjes së NATO-s nga Uashingtoni.

Deputeti Vllado Buçkovski, duke përshëndetur këtë ngjarje theksoi se Republika e Maqedonisë u përkushtohet edhe më tej përparimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit në rajon dhe realizimit të tërësishëm të agjendës euroatlantike. Agjenda e qartë euroatlantike e vendeve në rajon, anëtarësimi në NATO dhe në BE, paraqesin forcë lëvizëse për stabilizim dhe zhvillim të qëndrueshëm demokratik në rajon.

Konstatoi se siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor qëndrojnë qartë dhe në mënyrë të pakontestueshme në NATO, e në këtë kontekst, interesi gjeostrategjik i Aleancës për pranimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, i pakontestueshëm dhe i dëshmuar në vazhdimësi nga NATO – çon drejt mbylljes së procesit të Evropës, të plotë dhe në paqe.

Click