Aktivitetet



E enjte, 22 tetor 2009

ROLI I ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE NË PËRFAQËSIMIN PËR INKUADRIM TË GJINISË NË POLITIKËN NACIONALE

Komisioni për mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni për mundësi të barabarta ndërmjet grave dhe burrave në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), ODIHR dhe Misionin e OSBE-së në Shkup, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, mbajtën seminar me titullin e punës “Inkuadrimi i gjinisë në krijimin e politikës nacionale të sigurisë dhe në mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë”, për deputetë dhe përfaqësuesit e sektorit civil.

Në seminar u theksua roli i shoqërisë civile në inkuadrimin e perspektivës gjinore, nëpërmjet vëzhgimit dhe lobimit, në politikat nacionale të sigurisë, duke përforcuar në këtë mënyrë efikasitetin dhe përgjegjësinë e sektorit të sigurisë.

Gjithashtu, pjesëmarrësit në seminar u njoftuan me lidhjen ndërmjet gjinisë dhe sigurisë, me ç’rast iu dha përmbledhja e veglave me theks mbi krijimin e politikës nacionale të sigurisë dhe gjinisë, dhe rolin e shoqërisë civile në këtë kontekst, për shembull mbikëqyrja nga ana e shoqërisë civile.

Në konkluzionet e seminarit u theksua se mbajtja e seminareve të këtilla është me rëndësi të madhe edhe për deputetët edhe për përfaqësuesit e sektorit civil. Takimet e këtilla dhe mundësia për debat dhe këmbim të përvojave ndërmjet parlamentarëve dhe përfaqësuesve të sektorit civil paraqet kontribut ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme politike, e cila gjendet edhe në agjendën e bashkësisë ndërkombëtare.

Gjithashtu, në konkluzione u potencua se forumet e këtilla duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Click