Aktivitetet



E enjte, 10 dhjetor 2009, Bruksell

SAMIT DYDITOR I UE-SË

Në takimin dyditor në Bruksel, shefat e shteteve ose qeverive të vendeve-anëtare të Unionit Evropian, sot dhe nesër do t’i shqyrtojnë çështjet për ndryshimet klimatike dhe rimëkëmbjen ekonomike. 

Në samit do të bëhet fjalë për rrjedhën e bisedimeve në Konferencën e KB për ndryshimet klimatike që do të mbahet në Kopenhagë, si dhe për gjendjen ekonomike dhe financiare dhe për problemin me papunësinë në UE, me ç'rast do të shqyrtohen strategjitë e veçanta dhe masat për mbikëqyrjen e tregjeve financiare.

Nga ana e  Këshillit Evropian, pritet të miratohet edhe programi shumëvjeçar në sferën e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë, si dhe i ashtuquajturi "Programi i Stokholmit për bashkëpunim juridik’’.

Ky është samiti i fundit për kohën e kryesimit suedez me UE, të udhëhequr nga kryeministri suedez, Frederik Rejnfeld, ndërsa prej 1 janari 2010 kryesimin me Këshillin do të marrë kryetari i sapozgjedhur i Unionit, Herman van Rompej.


 

Click